GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Julian Meçaj në Dubai, Policia jep detaje nga operacioni

16:39 - 08/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i Julian Meçaj në Dubai, Policia jep detaje nga operacioni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me arrestimin në Dubai të shtetasit Julian Meçaj, 47 vjeç. Në njoftimi zyrtar thuhet se është finalizuar operacioni policor i koduar “Tentativa” mes Interpol Tirana dhe Interpol Dubai, që çoi në kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale. Meçaj është konsideruar si krahu i djathtë i Plarent Dervishajt, kunati i Lulzim Berishës, dhe ai është dyshuar si porositës i atentatit ndaj Prokurorit Arjan Ndoj. Meçaj u mor në pyetje nga policia pas atentatit ndaj prokurorit, por më pas u la i lirë.

“Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka shkëmbyer informacion për një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Dubai. Në bazë të informacioneve të shkëmbyera mes palëve, është organizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”, si rezultat i të cilit është kapur në Dubai dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

J. M., 47 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publike” mbetur në tentativë, “Vrasja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve/mjeteve për të kryer vrasje”.

Në vitin 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, shtetasi J. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit A. N. (me detyrë prokuror i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës), A. L. dhe shtetasi A. M. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi A. M. dhe dhe janë plagosur shtetasit A. N. dhe A. L.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabin, për ekstradimin e shtetasit J. M., drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Etiketa: DubaiJulian MecajKryesore1

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
Kërkoi të lejohet të marrë pjesë në Kuvend, GJKKO vendos për Berishën

Kërkoi të lejohet të marrë pjesë në Kuvend, GJKKO vendos për Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com