GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimi i kryebashkiakut Goro, reagon Dule: Lojë tjetër e Ramës…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i kryebashkiakut Goro, reagon Dule: Lojë tjetër e Ramës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Në një deklaratë nga Korça, Dule u shpreh se, Fredi Beleri duhet të betohet në krye të bashkisë, pasi është zgjedhur nga qytetarët e Himarës dhe certifikuar nga KQZ-ja dhe Gjykata e Vlorës.

“Janë lëvizjet e kryeministrit Rama, lëvizje të cilat nuk mund të sugjestionojnë askënd sepse të gjithë janë të vetëdijshëm që janë lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që përpiqet të ngrejë Edi Rama në Himarë.

Thelbi i çështjes është një dhe i vetëm në Republikën e Shqipërisë do respektohet kushtetuta, ligji, konventat evropiane në të cilat vendi është palë a do bëhen pjesë e respektimit të përditshëm të të drejtave të qytetarëve të këtij vendi? Është një njollë e pashlyeshme për shtetin e së drejtës, atë shtet që mund të pretendojmë se kemi dhe për demokracinë, mbajtja e zotit Bejleri prej 11 muajsh i paraburgosur pa asnjë fakt, argument dhe provë.

Për rrjedhojë çështja është shumë e thjeshtë duhet që sa më parë Bejleri të kryeje betimin sepse nuk ka asnjë pengesë ligjore për një zhvillim të tillë, të marrë përsipër detyrën dhe në të njëjtën kohë Himara ka nevojë për një transparencë të gjithanshme në ligje me çështjen e pronave dhe kryesisht me ata që kanë përfituar nga ligji i investimeve strategjike.

Mbi çdo dhe në çdo çështje që është denoncuar është Edi Rama dhe firma e tij që ka dhënë të gjitha këto të drejta abuzive për rrjedhojë kjo transparencë duhet ti shkojë të gjitha çështjeve deri në fund.”, tha ai

Edhe çështjen e z. Goro e quani politike si të Bejlerit?

Të gjitha lëvizjet janë të orkestruara nga dirigjenti i vetëm në Himarë Edi Rama. Sigurisht që ka shumë viktima në radhët e PS të qeverisë por edhe të pushtetit vendor të cilët janë zgjedhur me PS që verbërisht zbatojnë urdhrat e Ramës dhe janë ata që mbajnë barrën e përgjegjësisë ligjore sepse ne kemi një kryeministër që është tërësisht i papërgjegjshëm.

Goro është denoncuar nga vetë Bejleri?

Kryebashkiaku i Himarës nuk është zgjedhur sipas meje, por sipas KZAZ Himarë, KQZ-së dhe Gjykatës së faktit Vlorë. Asnjë arrestim nuk mund të na sugjestionojë që të fokusohemi tek pjesa, jemi të vetëdijshëm që tjetërkund fle lepuri. Është Edi Rama që mban përgjegjësinë ekskluzive për kasapanë e pronave në Himarë.

Për Vangjel Tavon nëse do ishte kandidat për Himarën?

Besoj se nuk ka lëvizje marionerash në skenën e teatrit të hijeve që po përpiqet të ngrejë në bashkinë e Himarës që mund të sugjestionojë qytetarët që e njohin e dinë realitetin e planeve diabolike të zotit Rama me pronat në Himarë

Mendoni se arrestimi i Goros nga Rama po bëhet për të qetësuar Brukselin dhe Athinën?

Nuk mund të qetësohet askush pa i shkuar të drejtës deri në fund. Është tërësisht në drejtimin e gabuar z. Rama nëse mendon se mund të krijojë iluzione dhe të fshihet pas gishtit të tij në lidhje me përgjegjësitë që janë tërësisht mbi të në lidhje me çështjet e pronave në zonën e bregut të Jonit.

 

Etiketa: DulegoroRama

Lajme të lidhura

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Para
Lewa u tha Jo, arabët hedhin sytë nga sulmuesi tjetër i Barcelonës

Lewa u tha Jo, arabët hedhin sytë nga sulmuesi tjetër i Barcelonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë: Jo më shumë se dy kredi njëkohësisht për çdo huamarrës
Uncategorized

Guvernatori të ketë imunitet nga arrestimi, regojnë ekspertët: Banka e Shqipërisë s’mund të jetë mbi drejtësinë

08:17 - 18/07/26

Një projektligj i ri për Bankën e Shqipërisë, i hartuar për të përafruar legjislacionin vendas me atë të Bashkimit Evropian,...

Lexo më shumë
Si të mbroheni nga sulmet në zemër gjatë dimrit

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga problemet me zemrën

07:59 - 18/07/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Korrik 2026

07:42 - 18/07/26
Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

Parashikimi i motit për sot, 18 Korrik 2026

07:27 - 18/07/26
Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com