GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Malltezit, masë sigurie për Berishën/ Çfarë përmbante padia e Ballës 3 vite më parë

Hetimet për Kompleksin Partizani,

21:14 - 21/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Arrestimi i Malltezit, masë sigurie për Berishën/ Çfarë përmbante padia e Ballës 3 vite më parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u caktua sot një masë sigurie “detyrim paraqitje”, si edhe u bllokua pasaporta e tij në kuadër të hetimeve të SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani në kryeqytet.

Jo vetëm Berisha, por edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi u arrestua sot nga policia në aeroportin e Rinasit.

Të dy akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë. Po ashtu në pranga ka përfunduar edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej kompleksi sportiv.

Në vitin 2020 ishte ministri i Brendshëm, Taulant Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, ka paditur ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e  Mbrojtjes Arben Imami dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi si përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në kompleksin “Partizani”.

Personat e kallëzuar nga Balla

Arben IMAMI – ish-Ministër i Mbrojtjes 2009-2013

Anëtarë të tjerë të Këshillit të Ministrave 2005-2013

Drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë

Jamarbër Malltezi, aksioner i 35% të aksioneve në Kompaninë “Homeplan”shpk, bashkëshorti i Argita Sali Berisha.

Administratori dhe aksionerë të Kompanisë “Homeplan”shpk

Administratori dhe aksionerë të Kompanisë “Kontakt”shpk

Anëtarë të Komisionit të Kthim Kompesimit të Pronave

Anëtarë Komisionit të Vlerësimit

Zyrtarëve të Drejtorisë së Administrimit dhe të Shitjes së Pronave Publike në funksion në vitin 2008

Në kallëzimin e depozituar në atë kohë nga Taulant Balla ndër të tjera thuhej:

Hetimi i plotë e i gjithanshëm në lidhje me zbulimin e se vërtetës dhe vënia  para pergjegjesisë  penale të autoreve  të dyshuar duhet të marrë parasysh dhe t’u japë përgjigje rrethanave të mëposhtme:

-A është Klubi Partizani  nga  ato objekte që  duhet  t’i nënshtrohen privatizimit  si dhe kujt i lind  e drejta  që të marrë kete iniciativë për privatizim?

–  A është ndjekur  e gjithë  procedura  për miratimin e privatizimit  nga  institucionet  që e kanë patur në  administrim këtë objekt ? Të administrohen të gjitha aktet e miratimit për privatizimin e këtij objekti hetimi.

-Të hetohet se kush e ka iniciativen ligjore për privatizimin e objekteve të një rëndësie të veçantë  publike. Çfarë qëndrimi ka mbajtur Ministria e Mbrojtjes dhe a ka ndërhyrë K/Ministri për  privatizimin e këtij objekti ?

-A mund të konsiderohen ambientet e Klubit Partizani objekte nga ato të cilat mund të mos i nënshtroheshin privatizimit për shkak të interesave publike?

-A kemi shkelje të procedurës se përzgjedhjes së Grupit të Ekspertëve dhe të metodës së vlerësimit nga ana e ekspertëve?

-Nga ana e Agjensisë së Trajtimit të Pronave a është verifikuar në zbatim të ligjit korrespondenca me organet shtetërore për të verifikuar statusin e pronës para marrjes së vendimit për t’u njohur pronarë 5 familjet; Begeja, Llagami ,Alimehmeti, Vaqarri  dhe Saliaga?

-Çfarë korrespondencash  janë mbajtur me Presidentin e Republikës (në cilësinë e Kryetarit të Forcave të Armatosura) në lidhje me tjetërsimin e kësaj pasurie te Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë Shqiptare, për shkak të rolit që ka Presidenti dhe si kryetar i Forcave të Armatosura?

-Të hetohet në lidhjet mes shoqërive “Homeplan” shpk dhe “Kontakt” shpk si dhe marrëdheniet e tyre të sipermarrjes, kapitalet themeltare në kohën e ndërtimit, kontratat e sipërmarrjes, vlera e aksioneve të subjekteve në hetim.

-Të hetohet në lidhje me faktin e marrjes 5% të vlerës si garanci nga ish pronarët nga Jamarbër Malltezi duke u bërë zoterues i 25% të sipërfaqes ndërtimore.

-Të hetohet nëse i dyshuari Jamarbër Malltezi ka deklaruar në ILDKPI  si subjekt i deklarimit të pasurive si pasojë e të qënit familjar i afërt i ish-Kryeministrit në lidhje me pasuritë e përfituara nga zhvillimi i veprës objekt hetimi.

Me qëllim që të mund të bëhet një vlerësim ligjor i plotë i veprimeve juridike të ndërmarra në vite deri në përfitimin e të drejtës së pronësisë në kushtet e një paligjshmërie në kuptimin penal për procedurat e privatizimit kërkohet të kryhet një hetim  i plotë e i gjithanshëm  për të cilat ka dyshime të arsyeshme për konsumimin e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve  të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 287-25  i Kodit Penal të parashikuar nga nenet 248-25,  245/1-25, veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të parashikuar nga Neni 186 i Kodit Penal “Pastrimit të produkteve  të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 287-25  i Kodit Penal. “Pastrimit të produkteve  të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “në bashkëpunim parashikuar nga neni 287-25  i Kodit Penal, 287-25 i Kodit Penal nga ana e funksionarëve publik me qëllim tjetërsimin e pronës shtetërore, si dhe të të “Korrupsionit aktiv në sektorin privat” sipas nenit Neni 164/a/b të Kodit Penal.

Etiketa: ballaKompleksi PartizanipadiaSpak

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Berisha përshëndet rezolutën për Kosovën: Ramës do t’i vëmë kufirin te thana

Berisha: SPAK u urdhërua nga Rama, masat e sigurisë ndaj meje anti-Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

Një skandal i madh ka “shpërthyer” në Turqi. Shumë futbollistë, presidentë, komentatorë dhe menaxherë të futbollit janë përfshirë në këtë...

Lexo më shumë
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com