GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Mikel Zahos, policia del me njoftim zyrtar: Regjistroi me dokumente false në Hipotekë 2000 m2 tokë, në pranga dhe biznesmeni

10:01 - 14/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Mikel Zahos, policia del me njoftim zyrtar: Regjistroi me dokumente false në Hipotekë 2000 m2 tokë, në pranga dhe biznesmeni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit jep detaje për arrestimin e juristit të Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Policia njofton se bashkë me Zahon janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, pasi akuzohen falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Sipa uniformave blu, tre të arrestuarit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Mesohet se janë arrestuar biznesmeni Ilias Fisheku, punëtori i tij, Giraon Aliko, si dhe juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho, që aktualisht ishte jurist në Kadastrën e Tiranës, si dhe është ekzekutuar masa e arrestit të shtëpisë për shtetasin Rakip Haxhiu, punëtor i bizesmenit. 

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Falsifikuan dokumentet për të përfituar certifikatën e pronësisë për dy sipërfaqe trualli dhe ndërtimi, vihen në pranga 3 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 1 shtetas tjetër.

Në vijim të operacioneve policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve 6-mujore, realizoi dhe finalizoi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë e Policisë të qarkut Durrës, operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi me vendim të Gjykatës Durrës, i shtetaseve:

I. F., 62 vjeç, lindur dhe banues në Fier, G. A., 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës dhe M. Z., 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës.

Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arresti në shtëpi” për shtetasin R. H.

Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve E. A dhe R. H.

Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të kryera në bashkëpunim.

Etiketa: arrestimeMikel Zaho

Lajme të lidhura

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Para
Ja kush i kryeson Çmimet Emmy për këtë vit

Ja kush i kryeson Çmimet Emmy për këtë vit

TË FUNDIT

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit
Breaking Views

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26

Edi Rama ka sqaruar veprimin e mazhorancës për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Në parantezë, i kujtojmë publikut se...

Lexo më shumë
Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

12:33 - 12/03/26
Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26
Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

11:42 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com