GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Arrestimi i mjekëve, një spektakël i shëmtuar policor!

20:12 - 23/09/22
në OP-ED
Kohë leximi: 5 min
A A
Arrestimi i mjekëve, një spektakël i shëmtuar policor!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

E premte pasdite. Kur mendon se lajmi i ditës është miratimi me urgjencë nga ERE-i kërkesës së qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kwh në muaj, befas sheh një skenë NETFLIX-i. Policë me maska, makina policie me sirena dhe agjenti i infiltruar që i vë prangat një mjeku pasi i ka ofruar 20 mijë lekë.
Mjeku, apo kushdo, që është përfshirë në rrushfet – le të përballet me pasojat morale, administrative dhe ligjore të aktit të kryer, por ka disa pyetje për këtë aksion të mediatizuar të policisë.
Si është e mundur që kemi agjentë të infiltuar vetëm në spitale?
Pse nuk kemi agjentë të infiltruar te trafiku drogës?
Pse nuk kemi agjentë të infiltuar te tenderat? Te kryeministria? Te ministritë? Te bashkitë? Pse vetëm në spitale? Spitalet janë vendi ku gëlon krimi i organizuar dhe korrupsioni? Spitalet janë vendi ku avullojnë fondet publike dhe ku përfundojnë milionat e trafikut të drogës dhe çdo trafiku tjetër? Spitalet janë vendi i paligjshmërisë në këtë vend? Spitalet janë skenat e krimit të pazbardhura?
Angazhohen agjentë të infiltruar për ryshfet dhe jo për krimin e organizuar dhe korrupsionin! Kësaj i thonë të shkrepësh topin për të vrarë mushkonjën.
E sigurtë është që operacioni policor që ende nuk i dimë emrin e koduar (ndoshta e quajnë “peshku i madh”) kushton shumë fish më shumë se “20 mijë lekëshi” që agjenti i infiltuar i ofroi mjekut. Por ajo që quhet ekonomi hetimi duket është një nocion i huaj jo vetëm për policinë, por edhe për prokurorinë dhe gjykatën që së bashku bëjnë trinonimin perfekt të drejtësisë tuniziane: i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin.
Besimi i publikut te policia dhe te drejtësia nuk kthehet kur i vendos prangat mjekut, infermierit apo sanitares. Besimi kthehet kur shohin që merresh seriozisht me rastet e abuzimit të pushtetit dhe besimit të publikut. Gjykuar nga disa veprime të policisë duket se e keqja më e madhe në këtë vend janë mjekët dhe infermierët (që nuk kanë ikur ende në Gjermani).
Ne e pranojmë që jemi shumë larg nivelit të vendeve ku policia merr ne pyetje kryeministrin, por nuk duhet të shkojmë kaq larg sa të mendojmë se duke luftuar ryshfetin te bluzat e bardha, do i zbardhim faqen vendit dhe do të përmirësojmë renditjen në tabelën e vendeve të korruptuara.
Të thuash që ka ryshfet në spitale është si të thuash sot është e premte, por të pretendosh që këtë problem do ta zgjidhësh me polici, me pranga dhe lincim publik i ngjan personit që kërkon në det çelësin e humbur në tokë.
Së paku media duhet të tregohet e kujdesshme për të mos zbuluar identitetin e mjekut dhe për të mos nxjerrë pamjet e “triumfit policor” në spitalin e traumës.
131Abdulla Diku and 130 others
18 Comments
6 Shares

 

Etiketa: arrestimiLufti DervishiMjeket

Lajme të lidhura

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Para
Detaje/ U arrestuan 4 persona, ja si abuzohej me çmimet e pajisjeve te Universiteti Bujqësor

Detaje/ U arrestuan 4 persona, ja si abuzohej me çmimet e pajisjeve te Universiteti Bujqësor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të vendosur pagesa mbi kalimin në tunelin e...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com