GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë

22:20 - 07/12/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me një karrierë të gjatë diplomatike në rajonin e Ballkanit, Hill është një dëshmitar i drejtpërdrejtë i rrugëtimit të Shqipërisë, nisur nga pika zero e demokracisë deri te realiteti i sotëm 35 vite më vonë, ende me të njëjtat thirrje të Shqipërisë për në Europë.

Në një rrëfim për Top Channel, Hill shprehet se SHBA-ja nuk kishte asnjë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos një vit pas zgjedhjeve të vitit ’92.

-Pas fitores së PD ne zgjedhjet e ’92, një vit me vonë, lideri i opozitës, Fatos Nano u burgos dhe ekziston një narrativë që kjo u bë me lejen e SHBA-së?

Hill: Jo, aspak. Mund të them me siguri sepse isha këtu deri në verën e vitit 1993, dhe ju tregoj personalisht se kjo është 100% gënjeshtër. E kam fjalën, unë isha këtu. Dhe kurrë nuk kam dëgjuar për një rast në Europë, sigurisht jo, por askund, që ambasadori amerikan të thotë: ‘oh, vendoseni në burg.’ Nuk kam dëgjuar kurrë diçka të tillë. Dhe e di që është njëfarë legjende këtu, por thjesht nuk e pranoj që ka ndodhur ndonjëherë.

-Pra ju nuk autorizuat arrestimin e Nanos?

Hill: Jo, jo, nuk ka asgjë të bëjë me ne. Sigurisht që jo. Edhe pse pas largimit tim nga Shqipëria nuk mund të them nëse dikush ishte i përfshirë, por dyshoj. Me të vërtetë dyshoj. Mendoj se ishte e përshtatshme për disa njerëz të thonin: ‘oh, ai është në burg për shkak të amerikanëve,’ por kjo është më shumë një deklaratë anti-amerikane sesa diçka tjetër.

Zoti ambasador faleminderit për kohën për intervistën tejet të çmuar. Së pari, mund të ndani me ne sekretin e suksesit në diplomaci?

Hill: E di që një nga mesazhet kryesore sot është se për të pasur sukses, duhet të dëgjosh më shumë se gjysmën e kohës. Unë jam përpjekur të bëj pikërisht këtë. Sidomos kur përballesh me situata komplekse, duhet të pranojmë dhe ta kuptojmë kompleksitetin, dhe kjo kërkon shumë dëgjim.

-Si e fituat ju besimin e Amerikës për të kontribuar në marrëdhëniet ndërkombëtare?

Hill: Mendoj se nga perspektiva e SHBA-së, ata shohin një botë të madhe atje jashtë dhe me shumë probleme. Njerëzit që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve trajtohen mirë, dhe prandaj unë përpiqesha të zgjidhja disa probleme. Nuk i zgjidhja dot të gjitha, por pata disa suksese.

-Z. Hill, ju ishit përfaqësues si “Chargé d’Affaires ad interim” në Tiranë kur u rihap ambasada amerikane ne Shqipëri ne 1 tetor 1991, pas një shkëputje goxha të gjatë mes dy vendeve.

Hill: Mendoj se diplomatët tanë u larguan në nëntor të vitit 1946, nëse nuk gaboj, dhe pastaj e rihapëm më 1 tetor 91. Duhet ta kuptoni që në shpirtin e çdo amerikani është kjo ideja e shkuarjes drejt një fronti të ri, të qënurit pionier, e dini, kjo është Amerika bazike. Dhe kështu, kur dikush thotë se do të hapësh një ambasadë që nuk është hapur më parë, ti je një inovator i vërtetë, një lloj pionieri diplomatik. Prandaj duhet t’ju them që ishte me emocion dhe kënaqësi absolute që erdha në Shqipëri, dhe e dini, mendoj se diplomatët e suksesshëm janë njerëz që i përkushtohen me të vërtetë çështjeve, i mirëpresin sfidat, përqafojnë problemet, dhe unë përpiqesha të bëja këtë gjatë gjithë kohës që isha këtu.

-A mund të na tregoni se si e gjetët Shqipërinë në ato momente ndryshimesh nga diktatura staliniste në demokraci?

Hill: Gjëja e parë që duhet kuptuar është se me të vërtetë ishte një diktaturë staliniste. Ishte më mirë në kohën kur hapëm ambasadën në ’91 sesa kur Enver Hoxha ishte gjallë disa vite më parë, me një diktaturë shumë brutale. Mendoj se kishte shumë trauma, dhe shumë të tjera pasuan pas kësaj. Prandaj mendoj se ishte shumë e rëndësishme që ambasada amerikane të rivendosej. Gjithmonë më vjen në mend një bisedë me një grup njerëzish, ku një burrë i moshuar mu afrua dhe më tha: ‘Mos na lërni më kurrë.’ Pra ishte një çast ku përjeton ndjenjën e përgjegjësisë. Momentet e tilla më bënin vërtet të doja të ndërtoja një marrëdhënie, dhe jam shumë i kënaqur që kisha një rol në këtë proces, po ashtu si shumë, shumë nga pasardhësit e mi.

Etiketa: Christopher hillKryesore1

Lajme të lidhura

Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista
Aktualitet

Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista

23:05 - 07/12/25
Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht
Breaking Views

Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht

21:57 - 07/12/25
VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions
Breaking Views

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions

20:48 - 07/12/25
Para
Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista

Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista
Aktualitet

Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista

23:05 - 07/12/25

Një incident ajror është regjistruar sot në aeroportin “Sabiha Gokçen” të Stambollit, ku një aeroplan i kompanisë AJet, i tipit...

Lexo më shumë
Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë

Arrestimi i Nanos me bekimin e Amerikës? Rrëfimi i ish-ambasadorit të parë të SHBA në Tiranë

22:20 - 07/12/25
Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht

Pas humbjes në derbi, trajneri i Tiranës: Jemi të rënduar psikologjikisht

21:57 - 07/12/25
VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions

20:48 - 07/12/25
Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi

Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi

20:20 - 07/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com