GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i Rexhepit, gazetarja ekuadoriane: Ka lidhje të forta, ja kush mund…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kreu i kartelit të drogës, arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja ekuadoriane Yalile Loaiza tha se Dritan Rexhepi drejtonte kartelin e tij të drogës nga burgu.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ajo theksoi se arrestimi Dritan Rexhepit është shumë i rëndësishëm, duke theksuar se ky i fundit kishte krijuar lidhje me zyrtarë të lartë.

Mes tjerash ajo nënvizoi se vendin e Rexhepit mund ta zërë dikush tjetër që merret po me trafikun e kokainës.

“Rasti i Rexhepit, tregoi se si kriminelë të profilit të lartë mund t’i shpëtojnë autoriteteve në Ekuador. Anëtarët e kësaj mafie përdorin disa kompani për të trafikuar kokainë, nëpërmjet porteve ekuadoriane. Prandaj arrestimi i Dritan Rexhepit është shumë i rëndësishëm. Gjykatësi që i dha Rexhepit lirinë me kusht ka bërë të njëjtën gjë me shumë kriminelë të tjerë.

Rexhepi krijoi një strukturë kriminale në kohën që ishte në burg dhe lidhjet me disa nga zyrtarët apo me disa nga funksionarë të lartë, mund të vijnë nga koha kur ai u arrestua këtu në Ekuador.

Vrasjet në Ekuador kanë lidhje të gjitha me trafikun e drogës. Tani që Rexhepi është jashtë kornizës, disa anëtarë të mafies të tjerë, mund ta zëvendësojnë atë. Këtu në Ekuador kemi dhe kartelët meksikanë që operojnë këtu”, tha ajo.

Gazetarja rrëfeu se arrestimin e Rexhepit e kishin mësuar nga postimi i ministrit turk.

“Morëm vesh për arresimin e Rexhepit, nga postimi i ministrit turk. Autoritetet nuk e dinin vendodhjen e tij që nga Janari i vitit 2022. E dimë që Rexhepi dhe në burg ka pasur një strukturë të rëndësishme për të dërguar drogë nga Ekuadori në Europë.

Ekuadori është një vend kyç për trafikimin e drogës nga Amerika Latine, drejt Europës dhe SHBA-së. Rexhepi ka përdorur identitete të rreme për t’i shpëtuar autoriteteve.

Ekuadori së bashku me autoritetet shqiptare kishin rënë në dakordësi që Rexhepi të ekstradohej sapo të kryente dënimin e këtij këtu.

Gazetarët që publikojnë shkrime për këta kriminelë janë në rrezik. Kjo ndodh pasi Ekuadori është një ndër vendet më të dhunshme të Amerikës Latine. Sistemi i drejtësisë në Ekuador është duke kaluar në një moment kritik pasi zyrtarët ose janë të lidhur ose janë të korruptuar nga eksponentë të krimit”, tha ajo.

Etiketa: EkuadorgazetarjaRexhepi

Lajme të lidhura

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Para
“Trishtim, por forca djema”, lojtari i Kombëtares shpjegon pse mungon

“Trishtim, por forca djema”, lojtari i Kombëtares shpjegon pse mungon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në...

Lexo më shumë
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com