GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestimi i sekretares së MSH, Bardhi: Manastirliu të japë dorëheqjen

11:02 - 05/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i sekretares së MSH, Bardhi: Manastirliu të japë dorëheqjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi i ka kërkuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të japë dorëheqjen pas arrestimit për korrupsion të sekretares së përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë, Joana Duro.

Në fjalën e tij në Kuvend ai nënvizoi se korrupsioni është problem kyç në vendin tonë dhe kjo duhet të ndryshojë.

“Këto ditë mësuam se qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit, ka shkuar 40%. Kryeministri njihej si MR.10%. Sot kemi një kryeministër me një etje të pakufijshme për pushtet. Duan të besojnë se është një rast i izoluar. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Aty ku ka vullnet, presioni ushtrohet me të vërtetë. Merrni rastin e Moldavisë, atje po ushtrohet luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Shqipëria në fakt është vite dritë ndaj Moldavisë. Edi Rama nuk ka bërë asgjë për të luftuar korrupsionit. Cili nga ju sot do të dalë që tarifa e korrupsionit nuk është 40%? Na mjafton ne ky rast i SPAK, ndaj në vend që ta sulmojmë duhet ta inkurajojmë.

S’ka asnjë shpresë që diçka në këtë vend të ndryshojë për mirë. Korrupsioni është problem kyç dhe duan që kjo të ndryshojë. Çfarë vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbizotëron? Mos harroni nga 10% kur e mori për herë të parë pushtetin, e çoi në 40%. Korrupsioni na ndalon që të begatohemi. E shoh që nuk po rrini rehat në karriget tuaja, ju e ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer rastet në kabintetet tuaja. Zonja ministre si ka mundësi që heshtët për rastin e korrupsionit të zëvendëses tuaj. Do ishte në nderin tuaj të jepni dorëheqjen e të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis. E humbët këtë shans”- tha ai.

 

Etiketa: BardhidoreheqjeKryesore1Manastirliu

Lajme të lidhura

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Media austriake: Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

11:34 - 24/02/26
Balliu: Përgjigje për hajdutin e Kristaqit
Aktualitet

Balliu: Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë

11:30 - 24/02/26
‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’
Aktualitet

Malltezi poston videon: “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun

10:50 - 24/02/26
Para
Sezoni turistik, bllokohen 8 mjete lundruese nga Saranda në Shëngjin

Sezoni turistik, bllokohen 8 mjete lundruese nga Saranda në Shëngjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Media austriake: Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

11:34 - 24/02/26

Nga Adelheid Wölfl, DER STANDARD   Ajo thjesht nuk u shfaq. Në fillim të javës, në Parlamentin shqiptar u diskutua kërkesa...

Lexo më shumë
Balliu: Përgjigje për hajdutin e Kristaqit

Balliu: Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë

11:30 - 24/02/26
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës

11:13 - 24/02/26
‘Porti i Durrësit skemë piramidale e Alabbar, rrezikon të përfundojë si rasti indian’

Malltezi poston videon: “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun

10:50 - 24/02/26
Irena Gjoka kërkoi të dorëhiqet nga çështja e Famir Mediut, GJKKO merr vendimin

Dosja “Gërdeci”/ Ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka

10:15 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com