GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i të rinjve protestues, kërkohet shkarkimi i ministrit të Brendshëm

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i të rinjve protestues, kërkohet shkarkimi i ministrit të Brendshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ditën e sotme përms nënkryetarit të saj, Petrit Vasili lidhur me shoqërimet e një ditë më parë, të bërë nga policia të qytetarëve protestues.

Gjithashtu, Vasili kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe kreut të Policisë së Shtetit, si edhe kreut të Policisë së Tiranës.

Ndër të tjera, Vasili u shpreh dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të vihet në lëvizje dhe të mos heshtë përballë dhunës që bëhet ndaj protestuesve.

Në deklaratën e plotë Vasili shprehet se, i mbështet protestuesit dhe sipas tij, e denoncon me ashpërsi sjelljen e Policisë së Shtetit kundrejtë qytetarëve.

“Të nderuar qyetarë dhe qytetare jemi sot para jush për të denoncuar me ashpërsinë më të madhe sjelljen prej gangsetërrësh të Policisë së Shtetit.
Sjellja shtazarake ndaj një të riu protestues në mes të Tiranës, i dhunuar nga një grup njerëzish pa uniformë me xhupa dhe kapuçë të zi dhe me pistoleta në brez është sjellje që nuk ka asnjë lidhje me ligjin por është sjellje naziskinësh. Përballë protestuesve që demonstrojnë për shkak të varfërisë dhe mjerimit të tyre dhe të çmimeve të rritura nga spekulantët e karburantit dhe të artikujve ushqimorë bazë është një sjellje prej armiqsh të qytetarëve dhe në shërbim të mafias shtetërore dhe oligarkëve.
Çdo shqiptar që shikon këtë video, ku policia sillet si kafshë me qytetarët skena të cilat po kaq të rënda kanë ndodhur dhe në Durrës, Lezhë, Shkodër, Korçë, Lusnje, Fier etj kanë indinjuar të madh dhe të vogël.”

Nga ana tjetër, Vasili kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi dhe  Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledi Nano.

“Kërkoj sot publikisht dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi kërkoj shkarimin e menjëhershëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledi Nano i cili është përgjegjësi kryesor për këtë sjellje kriminale të policisë anembanë vendit. Shkarkimin e drejtorave të policisë të Tiranës, Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Korçës, Beratit, Fierit. Qytetarët shqiptarë nuk paguajnë nga gjaku dhe djersa e tyre taksat që të paguhen kriminelë pa uniformë që dhunojnë dhe shqyejnë qytetarët e varfër dhe të ndershëm por i paguajnë që të ndjekin krimin trafikantët dhe spekullatorët.
Çdo qëndrim i mëtejshëm i këtyre drejtuesve në këto pozicione pas konsumimit të veprave të rënda penale të dhunimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve si dhe dhunimit fizik dhe çnjerëzor të tyre vetëm sesa do rëndojë në mënyrë të pakthyeshme situatën dhe do të krijojë një armiqësi shumë të thellë mes policisë dhe qytetarëve.”

Së fundmi, i ka bërë thirrje prokurorisë, që sipas tij, të fillojë hetimin penal mbi drejtuesit e policisë të të gjitha niveleve si dhe dhunuesve të identifikuar bazuar në dëshmitë e shumta filmike, të bëra publike në media.

“I bëj thirrje prokurorisë, të fillojë hetimin penal mbi drejtuesit e policisë të të gjitha niveleve si dhe dhunuesve tashmë të identifikuar bazuar në dëshmitë e shumta filmike dhe me foto, të bëra publike në media apo dhe në rrjete sociale.

Policia e cila u bën thirrje banditëve të vet që t’i fshihen medias bën të kuptojë për çdo shqiptar seç bëjnë këta pa praninë e mediave.”

Etiketa: LSImimistri i brensdeshemprotestarritja e cmimeve

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
Indonezia goditet nga tërmeti 6 ballësh

Tërmeti shkund Fierin, panik tek qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com