GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohen 3 persona në Korçë, transportonin 22 emigrantë të paligjshëm

09:49 - 30/05/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohen 3 persona në Korçë, transportonin 22 emigrantë të paligjshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

3 persona janë arrestuar në Korçë ditën e sotme pasi u kapën nga Policia e Korçës duke transportuar 22 emigrantë të paligjshëm kundrejt një pagese.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, 3 shtetas të moshave 39 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq; 19 vjeç, banues në Tiranë; 40 vjeç, banues në Bulqizë dhe u shpall në kërkim njëri nga të cilët refuzoi ti bindej policisë për të ndaluar, 20 vjeç banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Ata u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i plote:

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Në kuadër të tij, goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Transportonin 22 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me strukturat e SHÇBA-Korçë, Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Z., 39 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq; E. T., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. T., 40 vjeç, banues në Bulqizë dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Grabovicë, Pogradec, shtetasin E. Z., duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz”, 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga veprimet hetimore të mëtejshme dyshohet se edhe shtetasit E. T. dhe A. T., janë bashkëpunëtorët e 39-vjeçarit në këtë veprimtari të paligjshme, pasi u kapën me mjetin tip “Audi”, duke kryer mbikëqyrjen e rrugës.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Gështenjas, Pogradec, është konstatuar mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, të cilit shërbimet e policisë gjatë ndjekjes, i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por ky shtetas është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin, me 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1200 euro secili, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga ana e policisë, po punohet për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Etiketa: arrestimeEmigranteKorce

Lajme të lidhura

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton  bizneset në qendrën tregtare
Aktualitet

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare

19:14 - 06/04/26
Para
Kendall thotë që dukemi më bukur nëse vishemi kështu rrugëve të qytetit në verë

Kendall thotë që dukemi më bukur nëse vishemi kështu rrugëve të qytetit në verë

TË FUNDIT

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI...

Lexo më shumë
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve

19:31 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com