GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohen 3 persona/ Si e kërcënuan “viktimën” për lidhjen intime në Elbasan: Na jep 3000 euro ose…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohen 3 persona/ Si e kërcënuan “viktimën” për lidhjen intime në Elbasan: Na jep 3000 euro ose…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arrestohen 3 persona nga Policia e Elbasanit. Ata akuzohen se kanë shantazhuar një person duke i kërkuar 3000 euro, për të mos publikuar lidhjen e tij intime. Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet H.P., S.H. dhe Xh.Gj, dhe në gjendje të lirë është ndjekur shtetasja nën hetim A.H.

Ndërkohë, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal.

NJOFTIMI I PROKURORISE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1442 datë 11.10.2022 për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të parashikuar nga nenet 109/b i Kodit Penal në bazë të kallëzimit të shtetasit E.K.

Ky shtetas shantazhohej nëpërmjet platformës Instagram për t’i bërë publike lidhjen intime. Autorët kërkonin 3000 euro për të mos bërë publike lidhjen intime.
Nga ana e organit të prokurorisë është dhënë autorizim për kryerjen e veprimit simulues të dorëzimit të parave.

Në datë 11.10.2022 rreth orës 10:45 pranë “Rita Park” është realizuar takimi midis viktimës E. K., dhe H.P, ku viktima i ka dorëzuar 3000 Euro shtetasit H.P. Ky person ka ardhur me mjetin e tij Taxi me targa EL 6…A. Ky veprim është dokumentuar edhe me raportet e shërbimit nga Seksioni Operacional i DVP Elbasan.

Nga ana e prokurorit të çështjes është vendosur në përgjim numri telefonik si dhe numrat e tjerë të cilat rezultuan në dinamikë.

Pas dorëzimit taksi është nisur për në Tiranë, e ndjekur nga forcat e policisë, dhe pasi ka pikasur policinë ka ndërruar rrugë. Më pas është bërë nga policia gjyqësore arrestimi i shtetasve H.P., S.H. dhe Xh.Gj, dhe në gjendje të lirë është ndjekur shtetasja nën hetim A.H. Hetimi për këtë procedim penal është ndjekur në bashkëpunim shërbimet e policisë gjyqësore në DVP Elbasan.

Etiketa: ElbasanPolicishantazh

Lajme të lidhura

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur
Aktualitet

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26
Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre
Aktualitet

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:39 - 16/11/26
Para
“Rrugë pa kthim”/ Viti i ri akademik nis me protesta, reagon Ina Zhupa

“Rrugë pa kthim”/ Viti i ri akademik nis me protesta, reagon Ina Zhupa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, makina është përfshirë plotësisht...

Lexo më shumë
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26
Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:39 - 16/11/26
Kombëtarja U-21 gati për Spanjën/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në ‘Air Albania’, hyrja në stadium falas

Kombëtarja U-21 gati për Spanjën/ Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në ‘Air Albania’, hyrja në stadium falas

20:15 - 16/11/26
Policia i shtyn, aktivistët: “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”

Policia i shtyn, aktivistët: “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”

20:13 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com