GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohen 3 piromanë në Fier dhe Lushnje, mes tyre edhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohen 3 piromanë në Fier dhe Lushnje, mes tyre edhe autori që dogji ish-fushën e mbetjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnje të akuzuar për ndezje zjarresh. ë Fier është arrestuar Faik Buzi 68 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Në Lushnje u arrestuan Gëzim Hysi 61 vjeç dhe Novruz Deneku 62 vjeç.

Gëzim Hysi akuzohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në lagjen “18 tetori” për djegien e mbeturinave. Flakët, u përhapën deri te ish-fusha e mbetjeve urbane në Lushnje, duke rrezikuar disa banesa në atë zonë.

Edhe Novruz Deneku ndezi zjarr në afërsi të banesës së tij për djegien e mbeturinave. Flakët u përhapën në një territor të konsiderueshëm të fshatit duke rrezikuar banesa.

Njoftimi i policisë:

Fier-Lushnjë/Identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas, për zjarrvënie të qëllimshme.

-Fier/Kapet në flagrancë, duke ndezur zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica, arrestohet 68-vjeçari me precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje.

Si pasojë e flakëve, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

-Lushnjë/Në pranga autorët e zjarrvënieve te ish fusha e mbetjeve urbane dhe në fshatin Delisufaj.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa në këto zona.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

-G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen “18 tetori”, për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë;

-N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

gijotina.com/

Etiketa: ArrestimZjarr

Lajme të lidhura

Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen Sekretari Eldi Hoxha! Veliaj komandon në detyrë Alban Dokushin
Aktualitet

Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen Sekretari Eldi Hoxha! Veliaj komandon në detyrë Alban Dokushin

14:00 - 01/09/26
Zjarr në Pogradec, digjet mbi 2 hektarë kullotë
Aktualitet

Zjarr në Pogradec, digjet mbi 2 hektarë kullotë

13:55 - 01/09/26
Zbardhen 8 vjedhje të kryera gjatë verës, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Aktualitet

Zbardhen 8 vjedhje të kryera gjatë verës, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

13:41 - 01/09/26
Para
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ndryshon ekip në Spanjë

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ndryshon ekip në Spanjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Taranto 2026’/ Peshëngritësja Enkileda Carja fiton medaljen e bronztë për Shqipërinë në shkëputje
Sport

‘Taranto 2026’/ Peshëngritësja Enkileda Carja fiton medaljen e bronztë për Shqipërinë në shkëputje

14:27 - 01/09/26

Shqipëria ka siguruar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, me peshëngritësen Enkileda Carja që ka marrë medaljen e...

Lexo më shumë
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen Sekretari Eldi Hoxha! Veliaj komandon në detyrë Alban Dokushin

Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen Sekretari Eldi Hoxha! Veliaj komandon në detyrë Alban Dokushin

14:00 - 01/09/26
Zjarr në Pogradec, digjet mbi 2 hektarë kullotë

Zjarr në Pogradec, digjet mbi 2 hektarë kullotë

13:55 - 01/09/26
Zbardhen 8 vjedhje të kryera gjatë verës, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbardhen 8 vjedhje të kryera gjatë verës, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

13:41 - 01/09/26
Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 2-të të “Abisnet Superiore”

Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 2-të të “Abisnet Superiore”

13:26 - 01/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com