GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohen 6 policë në Portin e Durrësit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pika doganore e Prishtinës në Durrës, u hap dyert projekteve tregtare Shqipëri- Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë arrestuar 6 policë në Portin e Durrësit. Ata akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë policët.

Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në P.K.K Port Durrës, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro. Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.

Njoftimi i AMP:

Më datë 21.02.2023, Drejtoria e Hetimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ekzekutoi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për caktimin e masës së sigurimit personal  “Arrest me burg” për punonjësit e policisë:

1-      Inspektor K. S., 57 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

2-      Inspektor L. Ç., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

3-      Inspektor M. F., 30 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.Port Durrës

4-      Inspektor N. K., 60 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

5-      Inspektor I. V., 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

6-      Inspektor E. M., 48 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

Ekzekutimi i masave të sigurimit u krye në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në P.K.K Port Durrës, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro. Këto ndërverime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të policisë të përmendur më lart.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Etiketa: korrupsionKryesore1Policiaport

Lajme të lidhura

Vijon revolta kundër qeverisë, policia bllokon qëndrimin e qytetarëve në bulevard
Aktualitet

Vijon revolta kundër qeverisë, policia bllokon qëndrimin e qytetarëve në bulevard

18:35 - 20/11/26
Drejtoria e Burgjeve: Operacioni për Veliajn nuk është emergjent, ia kemi caktuar datën
Aktualitet

Drejtoria e Burgjeve: Operacioni për Veliajn nuk është emergjent, ia kemi caktuar datën

17:14 - 20/11/26
Varfëria dhe çmimet e larta, Salianji: Rama duhet të japë llogari, jo të pyesë pse protestojnë qytetarët
Aktualitet

Varfëria dhe çmimet e larta, Salianji: Rama duhet të japë llogari, jo të pyesë pse protestojnë qytetarët

16:55 - 20/11/26
Para
U arrestua për arsenal armësh, 53-vjeçari: Jam i pasionuar…

EMRAT/ Kush janë policët e arrestuar për korrupsion në port

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vijon revolta kundër qeverisë, policia bllokon qëndrimin e qytetarëve në bulevard
Aktualitet

Vijon revolta kundër qeverisë, policia bllokon qëndrimin e qytetarëve në bulevard

18:35 - 20/11/26

Protesta e 174-t kundër qeverisë është zhvendosur këtë të enjte, më 20 nëntor, përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët janë...

Lexo më shumë
Drejtoria e Burgjeve: Operacioni për Veliajn nuk është emergjent, ia kemi caktuar datën

Drejtoria e Burgjeve: Operacioni për Veliajn nuk është emergjent, ia kemi caktuar datën

17:14 - 20/11/26
Varfëria dhe çmimet e larta, Salianji: Rama duhet të japë llogari, jo të pyesë pse protestojnë qytetarët

Varfëria dhe çmimet e larta, Salianji: Rama duhet të japë llogari, jo të pyesë pse protestojnë qytetarët

16:55 - 20/11/26
I dënuar me 6 vite burg për vjedhje me armë, arrestohet inspektori i IMT-së Miklovan Arapi

I dënuar me 6 vite burg për vjedhje me armë, arrestohet inspektori i IMT-së Miklovan Arapi

16:47 - 20/11/26
Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala

16:33 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com