GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohen tre “skifterët” e Kavajës

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohen tre “skifterët” e Kavajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia ka zbardhur 24 vjedhje të ndodhura në rrethin e Kavajës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023. Në kuadër të operacionit të koduar ‘TRINOMI’ janë vënë në pranga 3 persona dy prej të cilëve të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Personat e arrestuar janë shtetasit, E. T., 21 vjeç, E. Q., 28 vjeç si dhe 32-vjeçari E. M., të gjithë banues në Durrës

Njoftimi i policisë:

“Gjatë operacionit të dytë të koduar “TRINOMI”, të zhvilluar nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një hetimi disamujor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i 24 vjedhjeve në banesa, të ndodhura në rrethin e Kavajës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të parë të vitit 2023.

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të dënuar më parë për vjedhje, si dhe u sekuestruan sendet e vjedhura. Po gjatë këtij operacioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

– E. T., 21 vjeç dhe E. Q., 28 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, dhe E. M., 32 vjeç, të tre banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga muaji qershor i vitit 2022 deri në muajin shkurt të vitit 2023, kanë kryer vjedhje në banesa të ndryshme, në rrethin e Kavajës, kryesisht në banesat e emigrantëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 24 rasteve të vjedhjeve në banesa, ku kanë marrë sende me vlerë, orendi, vegla pune dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit E. T. dhe E. Q. bashkëpunonin me shtetasin E. M., për të realizuar vjedhjet dhe për të nxjerrë përfitime prej tyre.”

Etiketa: DurrësKavajëoperacioni "trinomi"Policia

Lajme të lidhura

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil
Aktualitet

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar
Aktualitet

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Para
Detajet e rënda, në vendin ku qëlloi Dan Hutra kishte foshnja…

Detajet e rënda, në vendin ku qëlloi Dan Hutra kishte foshnja...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com