GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali, i shpallur si kreu i trafikut të drogës

13:45 - 16/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali, i shpallur si kreu i trafikut të drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 39 vjeçar shqiptar, i identifikuar si Dranoel Ndoja, është arrestuar nga Policia në Itali pasi akuzohet si koka e një grupi kriminal droge.

Sipas mediave të huaja, Ndoja besohet të jetë truri i organizatës kriminale të trafikut të drogës në qendër të Operacionit “Wind Rose”, (Trëndafili i egër) i cili mori emrin nga tatuazhi i trëndafilit në qafën e Ndojës.

Dranoel Ndoja

“Karabinierët nga stacioni i Castelraimondo-s, në bashkëpunim me kolegët e njësisë operative të kompanisë Camerino, të udhëhequr nga Kapiten Angelo Faraca, gjurmuan dhe arrestuan 39-vjeçarin, banor i Gagliole, por kohët e fundit nën arrest shtëpiak në Civitanova. Ai po vuan dënimin e mbetur për posedim dhe trafikim droge”, informuan autoritetet italiane.

Por duket se parvarësisht arrestit shtëpiak, ai ka vijuar aktivitetin e tij dhe ishte rishpallur në kërkim. Teksa tani ishte dënuar në mungesë edhe me burg, që duhet ta vuajë.

Arrestimi përfundon hetimin “Rosa dei Venti”, i cili midis viteve 2017 dhe 2018 çoi në arrestimin e tre personave, përfshirë shqiptarin, i konsideruar si kreu i organizatës kriminale. Ai çoi gjithashtu në dy akuza të ngritura në gjendje të lirë, tridhjetë individë të raportuar si përdorues dhe sekuestrimin e pak më shumë se katër kilogramëve narkotikë, përfshirë marihuanë, hashash dhe kokainë.

Hetimi filloi me zbulimin e një sasie të madhe narkotikësh në një qese të braktisur brenda stacionit të trenit Gagliole. Prej andej, karabinierët zbuluan një biznes të lulëzuar me pakicë droge, së bashku me pika shpërndarjeje droge dhe ambiente magazinimi.

Nëntë burra u nxorën në gjyq me akuza për trafik droge, aktivë kryesisht në Castelraimondo, Camerino, San Severino, Tolentino, por edhe në Gagliole, Belforte dhe Serravalle, dhe në raste të caktuara edhe përgjatë bregdetit, informon media.

39-vjeçari shqiptar tani duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 6 vjetësh, 10 muajsh dhe 18 ditësh burg, siç përcaktohet nga dënimi përfundimtar. Pas formaliteteve të zakonshme në kazermë, 39-vjeçari u dërgua në burgun e Fermos.

Lajme të lidhura

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës
Breaking Views

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

23:35 - 11/02/26
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës
Breaking Views

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim
Aktualitet

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
Para
Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës
Breaking Views

Kapiteni Virgil Van Dijk siguron fitoren e, Liverpool ndaj Sunderlandit të Xhakës

23:35 - 11/02/26

Liverpool mori një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 26 të Premier League. Skuadra e Arne Slot arriti...

Lexo më shumë
Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

Merr fund ngërçi politik, votëbesohet qeveria e re, Albin Kurti betohet si kryeministër i Kosovës

23:22 - 11/02/26
Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

21:53 - 11/02/26
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

21:12 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com