GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet bosi shqiptar i kartelit në Itali/ Trafikoi tonelata kokainë, pastronte dhe paratë e klanit

18:23 - 02/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet bosi shqiptar i kartelit në Itali/ Trafikoi tonelata kokainë, pastronte dhe paratë e klanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet policore në Itali kanë finalizuar këtë javë një operacion për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogave të forta në të gjithë Europën.

Por, mediat përtej Adriatikut raportojnë se ka pasur vetëm një të arrestuar në kuadër të aksioneve të herëpashershme që kishin nisur kohë më parë dhe i ndaluari është një shqiptar me inicialet H.Y., i skeduar për precedentë të shumtë penalë në krime të ndryshme.

Por pas arrestimit, hetuesit kanë zbardhur edhe detaje, duke e konsideruar shqiptarin si një drejtues të rëndësishëm të organizatës dhe lidhje e fuqishme e karteleve kolumbiane të kokainës. Aksioni është bërë nga Karabinierët e Borgo San Lorenzo më 28 janar.

“Personi akuzohet për aktivitet kriminal për qëllime trafiku ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, si pjesë e një hetimi të kryer nga autoritetet italiane dhe belge me koordinimin e Eurojust, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale”, informon media e vendit fqinj.

Nga Amerika Latine në Evropë: Trafikimi i drogës në portet veriore

Operacionit iu bashkua edhe Drejtoria e Qarkut Antimafia të Firences, që çoi në çmontimin e një drejtuesi të organizatës, në importimin e sasive të mëdha të kokainës direkt nga Kolumbia.

Droga zbarkohej në portet kryesore të Evropës Veriore, duke përfshirë Antwerp (Belgjikë), Roterdam (Hollandë) dhe Le Havre (Francë), për t’u shpërndarë më pas në Itali dhe vende të tjera evropiane dhe për t’u shitur me pakicë.

Hetimet, të kryera si në Itali ashtu edhe në Belgjikë, zbuluan kontaktet e drejtpërdrejta të organizatës me kartelet kolumbiane dhe kalimin tranzit të rreth 1500 kg kokainë nëpër portet evropiane. Dhe shqiptari etiketohet si kreu i saj, por hetimet janë ende në proces për të zbërthyer tërësisht funksionin dhe aktivitetin.

Gjatë operacionit, me mbështetjen e forcave policore evropiane, u sekuestruan:

-667 kg kokainë në portin e Le Havre (Francë)

-85 kg kokainë në Belgjikë.

Arrestimet dhe rolet në organizatë

Nga hetimet e para u bë arrestimi i 6 personave me kombësi italiane dhe shqiptare, të kapur në flagrancë, si dhe identifikimin e shtatë personave të tjerë të përfshirë në kapacitete të ndryshme në trafikun e drogës.

H.Y., shqiptar, thuhet se ka luajtur një rol drejtues në sistemin kriminal. Sipas hetuesve, ai ishte kreu i grupit që menaxhonte transportin e drogës dhe parave midis Belgjikës dhe Italisë. Ndaj tij ishte lëshuar edhe një urdhër-ndalimi ndërkombëtar evropian, teksa do të qëndrojë i paraburgosur në pritje edhe të ekstradimit në Belgjikë, ku do të gjykohet për krimet e kryera.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj
Aktualitet

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj

23:00 - 08/03/26
Plaga që s’u shërua kurrë: Ndërron jetë Albert Cara, humbi 7 familjarë në tërmetin e nëntorit 2019
Aktualitet

Plaga që s’u shërua kurrë: Ndërron jetë Albert Cara, humbi 7 familjarë në tërmetin e nëntorit 2019

17:15 - 08/03/26
Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt!
Aktualitet

Ambasada Amerikane në Tiranë ndan mesazhin për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt!

15:40 - 08/03/26
Para
“Shko ku je mësuar me 500 femra”/ Agravon debati mes Laertit dhe Jozit: S’ke karakter! O pis

“Shko ku je mësuar me 500 femra”/ Agravon debati mes Laertit dhe Jozit: S’ke karakter! O pis

Discussion about this post

TË FUNDIT

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon
Botë

Telefonatë urgjente mes Emmanuel Macron dhe presidentit të Iran për tensionet në rajon

08:45 - 09/03/26

Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara...

Lexo më shumë
Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

Nga një kafe me Monika Kryemadhin, Anita Haradinaj ngre pyetjen: Pse fshihen gratë e politikanëve?

08:15 - 09/03/26
VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

VIDEO/ Momenti që ndezi derbin, Interi proteston për penallti në fund

08:10 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Rama dhe Grupi Parlamentar i PS i japin sot përgjigje

08:00 - 09/03/26
Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

Goditja e karburanteve në Teheran, Irani paralajmëron hakmarrje rajonale

07:55 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com