GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet i rrezikshmi i Fierit, kërcënoi efektivin e FNSH-së që e ruante tek dera

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet i rrezikshmi i Fierit, kërcënoi efektivin e FNSH-së që e ruante tek dera
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se ka kanosur për shkak të detyrës një efektiv të FNSH-së.

Në pranga është vënë shtetasi Alesio Xhelo, 40 vjeç, banues në Fier, i njohur ndryshe dhe si “Titi“, teksa ka përdorur më parë emrin Astrit Hasani.

Policia raporton se ky person ndodhej me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, me mbikëqyrje policore 24 orë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë.

“40-vjeçari, ditën e djeshme ka kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë , Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.” – raportojnë autoritetet.

Alesio Xhelo alias Astrit Hasani është një emër i njohur për drejtësinë, pasi në Qershor të vitit 2019, ai u arratis nga burgu në Greqi, së bashku me tre shqiptarë të tjerë.

Shqiptarët u arratisën nga qelia e izolimit, pasi neutralizuan policët e shërbimit. Ata po mbaheshin në pritje të gjykimit për vjedhje. Njëri prej tyre u shtir sikur ishte sëmurë dhe ra për tokë. Kur një polic hyri në qeli që të shihte çfarë ka ndodhur, ata e neutralizuan nën kërcënimin e një sendi të mprehtë që nuk dihet se si kishte rënë në duart e tyre.

Pastaj zbritën në hyrje të godinës, ku u përballën me një police që ishte roje, të cilën gjithashtu e neutralizuan. Ata u morën dy policëve armët dhe telefonat celularë dhe arritën të largoheshin nga komisariati.

Alesio Xhelo alias Astrit Hasani ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me Policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij.

Etiketa: efektivkercenimruante

Lajme të lidhura

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!
Aktualitet

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!
Aktualitet

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26
Para
Begaj përkujton Dëshmorin e Kombit nga Kavaja, Indrit Cara që ra në luftën e Kosovës

Begaj përkujton Dëshmorin e Kombit nga Kavaja, Indrit Cara që ra në luftën e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë
Aktualitet

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur pranimin e kërkesës së autoriteteve turke për ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici, e cila u...

Lexo më shumë
“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

16:29 - 21/10/26
Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

Artur Meçollari ironizon Ramën: Vetëm Belinda të gëzojë lirinë dhe paratë! O zotëri, Ekzekutivi nuk kufizon dot liritë dhe të drejtat e qytetarëve!

16:09 - 21/10/26
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com