GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arrestohet ish-kryeministri pakistanez, bën thirrje për protesta

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet ish-kryeministri pakistanez, bën thirrje për protesta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia pakistaneze ka arrestuar ish-kryeministrin Imran Khan pasi një gjykatë e shpalli atë fajtor për fshehje pasurie, duke i dhënë një dënim me tre vjet burg. Partia e tij politike thotë se do të kundërshtojë vendimin në një gjykatë të lartë, e cila mund të pezullojë vendimin, por karriera e tij politike varet përfundimisht nga organi zgjedhor i vendit. Përkrahësit e tij tanimë kanë filluar të mblidhen në rrugë duke iu përgjigjur thirrjes së ish-kryeministrit për protesta kundër vendimit.

E ardhmja politike e ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan është vënë në dyshim pasi policia e arrestoi atë të shtunën në bazë të një vendimi gjykate që e dënoi atë me tre vjet burg për fshehje pasurie.

Gjykata e Islamabadit lëshoi urdhrin e arrestit pasi e dënoi zotin Khan. Policia e mori atë nga shtëpia e tij në kryeqytet.

Pas arrestimit u publikua një mesazh me video e zotit Khan, e regjistruar pak para arrestimit, ku ish-kryeministri u bën thirrje përkrahësve të dalin në rrugë për të protestuar.

“Pakistanezët e mi, në kohën kur ky mesazh të arrijë tek ju, unë do të jem i burgosur. Apeli im i vetëm për ju është që ju të mos qëndroni në shtëpi, pasi unë nuk po e bëj këtë luftë për veten time, por për vendin tim, për ju, për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Nëse nuk ngriheni për të drejtat tuaja, do të jetoni si skllevër”, thotë ish kryeministri i arrestuar i Pakistanit.

Në Pakistan, disa përkrahës të ish-kryeministrit u arrestuan pasi u panë në rrugë me flamujt e partisë së zotit Khan.

Megjithatë në video mesazhin e tij, zoti Khan e bëri të qartë se dëshiron protesta të qeta deri në zgjedhjen e një qeverie të re përmes votës.

“Imran Khan është hero kombëtar dhe simbol i unitetit. Ai dëshiron të shpëtojë vendin. Sot e arrestuan. Kjo është ajo që ne po i bëjmë heroit tonë kombëtar”, thotë Tanveer Ahmed, një nga përkrahësit e zotit Khan.

Dënimi me burg mund ta përjashtojë zotin Khan nga politika, pasi ligji pakistanez thotë se njerëzit e dënuar penalisht nuk mund të shërbejnë ose të kandidojnë për poste publike. Partia e tij Tehreek-e-Insaf, e dënoi vendimin dhe tha se do ta kundërshtojë atë në një gjykatë të lartë.

“Kemi të drejtë të ankimojmë këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Imran Khani mund të paraqitet përpara gjykatës së lartë dhe të apelojë kundër këtij vendimi”, ishte sqarimi që japi Raja Haroon, avokati i ish kryeministrit Pakistanit.

Ndërsa një gjykatë e lartë mund të pezullojë dënimin, është organi zgjedhor i vendit ai që përfundimisht mund ta skualifikojë zotin Khan nga politika.

Qeveria pakistaneze reagoi përmes Ministres për Informim duke thënë se arrestimi nuk ka lidhje me zgjedhjet e ardhshme dhe se dënimi i zotit Khan pasoi një hetim të plotë dhe procedura të duhura ligjore në gjykatë.

“Nëse dikush e ka këtë paqartësi se Imran Khan është arrestuar për arsye politike, ata duhet ta dinë se arrestimi u bë vetëm pas përfundimit të procesit gjyqësor 14, 15 muajsh dhe se gjykata ka nxjerrë vendim të detajuar”, tha ministrja pakistaneze e informacionit, Marriyum Aurangzeb.

Kjo është hera e dytë që udhëheqësi popullor i opozitës arrestohet gjatë këtij viti.

Që nga rrëzimi i tij nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi në parlament në prill të vitit 2022, zoti Khan është përballur me më shumë se 150 çështje ligjore, përfshirë disa me akuza për korrupsion, terrorizëm dhe nxitje të njerëzve në dhunë për protestat vdekjeprurëse në maj kur përkrahësit e tij sulmuan pronat qeveritare dhe ushtarake në të gjithë vendin.

Ish ylli i sportit kriket, Imran Khan mbetet figura kryesore e opozitës pavarësisht rrëzimit të tij nga pushteti. Ndërsa përkrahësit e tij kanë filluar protestat, pjesëtarët e partive rivale kanë filluar ta festojnë arrestimin e tij duke shpërndarë ëmbëlsira nëpër rrugë./VOA

 

Etiketa: Arrestimimran Khanpakistanezprotesta

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Ndërron jetë në moshën 47 vjeçare aktori i “The Lion King”

Ndërron jetë në moshën 47 vjeçare aktori i “The Lion King”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26

Në mes të krizës politike dhe presioneve të vazhdueshme nga lëvizja protestuese në rrugë, qeveria ka njoftuar miratimin e dy...

Lexo më shumë
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com