GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestohet ish-zyrtari i lartë i FBI, mik i Edi Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet ish-zyrtari i lartë i FBI, mik i Edi Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ish-zyrtar i lartë i FBI është vënë nën pranga në SHBA, pasi akuzohet se ka ndihmuar një oligark rus, në dhunim të sanksioneve amerikane.

Charles McGonigal, i njohur si mik i Edi Ramës, fakt i pranuar edhe nga kryeministri shqiptar, dyshohet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Por skandali është shumë më i rëndë. Sipas revistës së madhe amerikane, ‘Fortune’, ai akuzohet për një tjetër akuzë, se ka marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës së një vendi të huaj.

Këtë herë bëhet fjalë për Shqipërinë. “Departamenti i Drejtësisë thotë se McGonigal ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi të vitit 2017, që ai bëri në Shqipëri me një ish-anëtar të shërbimit të inteligjencës së atij vendi, i cili i kishte dhënë atij 225 mijë dollarë.

Për shembull, prokurorët thonë se nuk arritën të identifikojnë personin që e shoqëronte në udhëtim ose të zbulonin se strehimi për të do ishte falas.

Pasi mbërriti atij, sipas Departamentit të Drejtësisë, ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe e dekurajoi që të mos jepte licenca për shpimin në fushat e naftës në vend për kompanitë ruse. Kontaktet shqiptare të McGonigal kishin një interes financiar për ato vendime, thonë prokurorët”, shkruan revista.

Vetë Edi Rama e ka pranuar publikisht se e ka mik të ngushtë ish-zyrtarin e FBI.

“Shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im, nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme”, pati deklaruar Rama në shtator të vitit të kaluar.

SYRI TV zbuloi se miku i Ramës, i akuzuar për lidhjet me oligarkët rusë, kishte hapur një kompani në Tiranë.

Etiketa: arrestohetish zyrtari i FBIKryesore1mik i Rames

Lajme të lidhura

“Çoje te makina”/ Dalin pamjet, si e mori Policia gazetarin holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit
Breaking Views

“Çoje te makina”/ Dalin pamjet, si e mori Policia gazetarin holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit

20:15 - 08/11/26
Protestën nuk e ndal shiu, qytetarët nuk braktisin sheshin para Kryeministrisë
Breaking Views

Protestën nuk e ndal shiu, qytetarët nuk braktisin sheshin para Kryeministrisë

19:13 - 08/11/26
“Tensionet në Tiranë janë në kulm”/ Sky Tg4 pasqyron protestën: Studentët ngrihen kundër korrupsionit
Breaking Views

“Tensionet në Tiranë janë në kulm”/ Sky Tg4 pasqyron protestën: Studentët ngrihen kundër korrupsionit

19:05 - 08/11/26
Para
VIDEO/ Aksidenti i tmerrshëm në Lezhë, si u përplasën 3 makinat

VIDEO/ Aksidenti i tmerrshëm në Lezhë, si u përplasën 3 makinat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, lëndohet drejtuesi i motorit nga përplasja me autobotin e qumështit
Aktualitet

Aksident në rrugën Fier-Libofshë, lëndohet drejtuesi i motorit nga përplasja me autobotin e qumështit

21:00 - 08/11/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier- Libofshë mbrëmjen e kësaj të diele, në fshatin Agim. Si pasojë...

Lexo më shumë
Aksident në Tiranë, plagoset rëndë një djalë i ri nga përplasja e dy mjeteve

Aksident në Tiranë, plagoset rëndë një djalë i ri nga përplasja e dy mjeteve

20:30 - 08/11/26
“Çoje te makina”/ Dalin pamjet, si e mori Policia gazetarin holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit

“Çoje te makina”/ Dalin pamjet, si e mori Policia gazetarin holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit

20:15 - 08/11/26
Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

20:00 - 08/11/26
Liverpool fiton me klas në Londër, mposht Crystal Palace dhe afrohet drejt kreut

Liverpool fiton me klas në Londër, mposht Crystal Palace dhe afrohet drejt kreut

19:20 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com