GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet kontrabanduesi i naftës në Korçë, e pëson edhe motra

09:08 - 11/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet kontrabanduesi i naftës në Korçë, e pëson edhe motra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Korçës ka arrestuar një 54-vjeçar. Ai akuzohet se kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte në mënyrë të vazhdueshme. Më pas, ky shtetas e hidhte atë në treg.

Nga hetimet një mujore policia thotë se ka rezultuar se shtetasi Dh. F. kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia. Nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”. Të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin.

Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., dhe më pas e shiste te persona të tjerë. Gjatë periudhës hetimore, në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur një sasi prej 300 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar.

Njoftimi nga Policia Korçë/Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Siblings”.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit. Për goditjen e veprimtarive të paligjshme të kontrabandës së mallrave, tregtimit të tyre, fshehjes së të ardhurave dhe prodhimit të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë.

Kontrabandoi në mënyrë të vazhdueshme, sasi të konsiderueshme nafte, me qëllim tregtimin e saj, vihet në pranga 54-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe motra e tij, pasi mbante në banesë sasi të naftës së dyshuar të kontrabanduar. Si dhe ushtronte aktivitetin e përpunimit të brumit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohet një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar, që u gjet në banesën e kësaj shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, pas hetimit 1-mujor, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit, finalizuan operacionin e koduar “Siblings”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. F., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Ç., 48 vjeçe, banuese në Korçë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Dh. F. kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin.

Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., dhe më pas e shiste te persona të tjerë.

Gjatë periudhës hetimore, në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur një sasi prej 300 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases E. Ç., u gjetën pajisje për prodhimin dhe përpunimin e brumit. Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e prodhimit dhe përpunimit të brumit, pa dokumentacion dhe pa licencën përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: kontrabanduesKorçënafte

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Para
Ndërron jetë shqiptari në Vjenë, pëson atak kardiak në timon

Ndërron jetë shqiptari në Vjenë, pëson atak kardiak në timon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com