GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet mjeku i Akademisë së Sigurisë, akuzohet për…

16:13 - 14/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet mjeku i Akademisë së Sigurisë, akuzohet për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjensia e Mbikqyrjes Policore arreston mjekun Arjan Xhaferaj, i cili shërbente në Akademinë e Sigurisë.

Mjeku Xhaferaj u arrestua pas hetimeve të Prokurorisë Tiranë.

Sot më datën 14. 12.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ekzekutoi Vendimin Nr 2943 datë 13.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin A. X. me detyrë mjek në Akademinë e Sigurisë Tiranë, për veprën pënale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”; “Falsifikim i dukomunteve shendetësore të parashikuar përkatësisht nga nenet 259/1188/2 të Kodit Penal, thuhet në një njoftim zyrtar.

Arrestimi i tij u konkludua pas një hetimi me metoda speciale disa mujor të Drejtorisë së Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u dokumentua veprimtaria e kundraligjshme e mjekut A. Xh., i cili duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt përfitimeve të paligjshme, lëshonte raporte mjeksore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademise së Sigurisë.

Gjatë hetimeve të kryera, janë dokumentuar me prova ligjore rreth 45 raste të ndërveprimit korruptiv midis mjekut A.X., dhe studentëve/kursantëve, të cilët për të justifikuar mospjesëmarrjen në procesin mësimor,siguronin fiktivisht raportin mjeksor, kundrejt shumave monetare që varionin nga 1000 deri në 2000 lekë.

Gjithashtu, është provuar se mjeku i arrestuar kryente falsifikimin e raporteve mjeksore duke i lëshuar për studentët në kohë të mëparshme si edhe duke i lëshuar personave të tretë pa qenë prezent dhe pa u vizituar tek ai si mjek.

Të dhënat e hetimeve paraprake, u vlerësuan veçanërisht për shkak të rrethanave të faktit, pasojës dhe rrezikshmërisë së veprës penale, ku kursantët që synohet të dalin në terren dhe të sigurojnë zbatimin e ligjit, edukohen në të kundërt që në embrionin e tyre profesional. Akademia e Sigurisë është vendi ku përgatiten oficerët e rinj të Policisë së Shtetit, të cilët në një të ardhme të afërt do të përballen me forma të ndryshme të krimit dhe do të jenë garantuesit e zbatimin e ligjit.

Për sa sipër, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë.

Etiketa: AMPArrestimmjek

Lajme të lidhura

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën
Aktualitet

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false
Aktualitet

Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false

17:18 - 20/03/26
“Stolen Line” godet në Tiranë: 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë
Aktualitet

“Stolen Line” godet në Tiranë: 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë

17:09 - 20/03/26
Para
Sane trazon ujrat te Bayern: Nuk e kam mendjen…

Sane trazon ujrat te Bayern: Nuk e kam mendjen...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë
Breaking Views

Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë

18:25 - 20/03/26

Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë. I këtij mendimi është ish-zv.ministri i Financave, Sherefedin...

Lexo më shumë
Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

Itali/ Fund tragjik në punë, 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën

18:05 - 20/03/26
PS futet në “modalitet zgjedhor”: Asambleja vendos drejtimin për 2027

PS futet në “modalitet zgjedhor”: Asambleja vendos drejtimin për 2027

17:43 - 20/03/26
Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve

Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve

17:35 - 20/03/26
Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false

Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false

17:18 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com