GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet në hyrje të Rinasit 50 vjeçari nga Egjipti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

09:16 - 22/05/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet në hyrje të Rinasit 50 vjeçari nga Egjipti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore i shpallur në kërkim ndërkombëtar vihet në pranga nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare Rinas, Interpol Tiranës dhe homologëve, kapet në hyrje në Rinas, një shtetas egjiptian i dyshuar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbatje pa leje.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht të personave që shfaqin probleme apo dyshime gjatë intervistimit, me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, për mundësinë e hyrjes në Shqipëri të një shtetasi egjiptian me rrezikshmëri të lartë shoqërore për krime ndaj personit, kanë ndaluar në hyrje një person të dyshuar.

Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me zyrat homologe, pas një intervistimi të detajuar nga Policia Kufitare e Rinasit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi i shtetasit egjiptian M. R., 50 vjeç.

Ky shtetas konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Më datë 06.11.2019, në Giza / Egjipt, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjitpian M. A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

ZQK INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Kajron do të vijojë procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit, bazuar në marrëveshjen e ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Arabe të Egjiptit, ratifikuar në vitin 2004.

Vijon…

Etiketa: arrestohetPolicia e ShtetitRinas

Lajme të lidhura

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Para
Kim Kardashian thotë se Kourtney ‘degradoi’ një punonjëse

Kim Kardashian thotë se Kourtney ‘degradoi’ një punonjëse

TË FUNDIT

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës
Breaking Views

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijohet një faktor shtetëror me impakt të brendshëm për tregun e naftës....

Lexo më shumë
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com