GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Arrestohet në Kosovë zyrtari i lartë serb, akuzohet për shpërdorim detyre

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet në Kosovë zyrtari i lartë serb, akuzohet për shpërdorim detyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës më 21 dhjetor është arrestuar ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës.

Ish-kryetari u arrestua nën dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, respektivisht për shkak të dhënies së lejeve ilegale për ndërtim, konfirmoi Prokuroria e Ferizajt.

Shtërpca, është njëra prej gjashtë komunave me shumicë serbe në Kosovë, në jug të Ibrit dhe në krye të komunës që nga themelimi i saj në vitin 2009 deri në fund të nëntorit 2021 ishte, Bratisllav Nikolliq nga radhët e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila përkrahet nga Beogradi.

Nikolliq, para se t’i bashkohej Listës Serbe në vitin 2013 ishte po ashtu kryetar i Shtërpcës në kuadër të Partisë së Pavarur Liberale (SLS), e cila në fillim të vitit 2020 shpalli moratorium politik, si pasojë e dominimit total të Listës Serbe.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, u arrestuan rreth 10 persona, mes të cilëve drejtori i Urbanizimit dhe disa zyrtarë e pronarë ndërmarrjesh. Ata ngarkohen për vepër penale të marrjes dhe dhënies së ryshfetit si dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Përndryshe, Bratisllav Nikolliq mbante pozitë edhe në organin e përkohshëm komunal në Shtërpcë që financohej nga buxheti i Serbisë. Edhe zyrtarë të tjerë të Listës Serbe mbajnë dy pozita, në sistem të Kosovës dhe atë të Serbisë.

Në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 17 tetor, në Shtërpcë fitoi kandidati, Dallibor Jevtiq nga Lista Serbe.

Paraprakisht, Jevtiq ishte ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.

Ndaj aksionit të Policisë së Kosovës, reagoi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Petkoviq tha se Policia e Kosovës “bastisi disa fshatra të Komunës së Shtërpcës dhe arrestoi disa serbë”, derisa e përshkroi situatën “edhe një tentim brutal për frikësimin e popullsisë serbe në Kosovë dhe terror i ri i kryeministrit, Albin Kurti”.

“Nën maskë dhe me arsyetimin e njëfarë lufte kundër korrupsionit, Albin Kurti sërish dërgoi njësinë speciale, me përgatitje të plotë luftarake në mjediset me shumicë serbe me qëllimin e vetëm që serbët, të cilët mbetën duke mbrojtur interesat tonë kombëtarë, t’i kriminalizojë”, tha Petkoviç./REL

Etiketa: arrestimeshperdorim detyre

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
“Është transgjinore”, bashkëshortja e Macron paralajmëron padi për thashethemet

“Është transgjinore”, bashkëshortja e Macron paralajmëron padi për thashethemet

Discussion about this post

TË FUNDIT

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale
Aktualitet

I keqtrajtoi fëmijën në kopsht/ Nëna dhunon edukatoren, përfundojnë të dyja në ndjekje penale

19:47 - 20/10/26

Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi një edukatore 44-vjeçare dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht një fëmijë 4-vjeçar,...

Lexo më shumë
Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

Reuters: Zyrtarizohen akuzat për korrupsion ndaj Ballukut, skandali ushqen protestat kundër Ramës

19:30 - 20/10/26
Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

Agravimi i situatës, një person përfundon pa ndjenja te “Sheshi Skënderbej”

19:15 - 20/10/26
Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

Policia tentoi t’i shpërndante, protestuesit grumbullohen në “Sheshin Skënderbej”! Efektivët hedhin gaz lotsjellës

18:49 - 20/10/26
Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

Policia i bën pritë me furgona të rinjve te pazari i ri, trafiku i makinave ndihmon protestuesit të shpëtojnë nga shkopinjtë e gomës

18:34 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com