GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, ja për çfarë akuzohet

15:42 - 25/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, ja për çfarë akuzohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ibrahim Lici është vënë në pranga në Turqi. Mësohet se arrestimi i Licit është bërë më 19 tetor nga policia vendase. Autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesën zyrtare dhe kanë kërkuar ekstradimin e Licit në Shqipëri. Nuk dihet ende se në cilat rrethana është prangosur Lici dhe se për çfarë ishte shpallur në kërkim konkretisht.

Kush është Ibrahim Lici

Ibrahim Lici është djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Lici. Së fundmi ai ka qenë edhe subjekt i strukturës, Operacioni Forca e Ligjit, ndërsa rezulton në kërkim për disa vrasje të bujshme.

Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish kampionit boksit  i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 prilli”.

Lidhja e Endri Mustafës me Astmer Bilalin

Viktima e djeshme në Shkodër, Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale.

Kujtojmë se Mustafa është dënuar më parë për plagosje, ndërsa në vitin 2016 u arrestua pasi akuzohej se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë grabitur një person duke i marrë sendet personale dhe paratë. Po ashtu u shpall në kërkim edhe Asmer Bilali. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Si nisen përplasjet mes fiseve Lici dhe Bajri

Krimi është vijim i përplasjeve mes dy grupeve Lici dhe Bajri në Shkodër, përplasje që ka regjistruar disa viktima. Gjithçka dyshohet se ka nisur që prej atentatit në janar të 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla.

Shpërthimi i telekomanduar shkaktoi tetë persona të plagosur, mes të cilëve dhe Kulla. Më 18 qershor, u vra në servisin e tij teksa po riparonte brava makinash shtetasi Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar për hakmarrje. Ende ajo ngjarje është pa autor, ndërsa riparuesi i bravave u qëllua me plumb në kokë, duke mbetur i vdekur në vend. Më 15 korrik të vitit të 2018, poshtë banesës që kishin me qira ekzekutohen çifti Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci, ndërsa bashkë me ata në makinë ndodhej edhe një fëmijë 3 vjeç, që u shpëtoi mrekullisht plumbave.

Ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri që aktualisht janë të arrestuar dhe po ashtu ish-polici Bërçana dyshohej se kishte lidhje në atentatin ndaj Lul Kullës në janarin e 2018-ës dhe vrasja dyshohet se është kryer nga fisi Lici në Shkodër, që kanë lidhje me Lul Kullën, duke qenë se është dhëndri i tyre. Më 10 gusht të 2018-ës vritet Fatbardh Lici, pjesëtar i familjes Lici, vëllai i të fortit Sokol Lici dhe anëtarit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Mustaf Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri pas vrasjes së ish-policit Bërcana.

Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici, ndërsa mendohet se pasi janë zhdukur, janë vrarë.

Pa kaluar shumë ditë, vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u qëllua teksa ndodhej me kalin e tij në zonën e Livadheve, më 1 shtator të vitit të 2018. Arjan Ferracaku, pak minuta para se të vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin dhe ky i fundit e kishte thirrur që të dalë me kalë, pasi Astriti do shoqëronte disa turistë nga Kosova në Liqenin e Shkodrës.

Më 14 nëntor vritet Fatos Ferracaku, kushëri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra në mes të ditës, teksa po shiste peshk në lagjen “Rus”. Më 20 mars ndodh një tjetër vrasje, teksa ekzekutohet me 20 plumba Ferdinand Polia, por që është një vrasje që është zbardhur nga Policia dhe nuk ekziston asnjë lidhje me përplasjet e grupeve Bajri-Lici, por me disa ngjarje të ndodhura në Itali, ku viktima ka qenë pjesë e një grupi kriminal atje, 9 vite më parë.

Në shtator të 2019, pas fillimit të serisë së krimeve, policia ndërhyri duke arrestuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal “Bajri”. 12 persona përfshi Astmer Bilalin, djali dhe nipi i viktimave të atentatit të së shtunës, u arrestuan në Shqipëri, Hollandë, Belgjikë e Spanjë. Tre ditë më parë, saga e vrasjeve vazhdoi me Endri Mustafën dhe autor është sërish Ibrahim Lici.

Etiketa: arrestohetIbrahim li9cik TurqiKryesore1

Lajme të lidhura

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Aktualitet

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26
Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…
Aktualitet

Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…

19:21 - 27/02/26
Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë
Aktualitet

Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë

18:39 - 27/02/26
Para
I bëri “zbor” mjekes dhe infermieres, kapet ‘skifteri’ i spitalit të Gjirokastrës

I bëri “zbor” mjekes dhe infermieres, kapet ‘skifteri’ i spitalit të Gjirokastrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 solli emocione të forta dhe surpriza për publikun, ndërsa fituesi i...

Lexo më shumë
Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

23:21 - 27/02/26
Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

21:43 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com