GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet nënkomisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, AMP arreston punonjësin e policisë në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sipas AMP, efektivi i policisë i jepte hua me fajde personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet dhunës apo kanosjes kërkonte kthimin e shumave të mëdha monetare.

Gjatë operacionit, u sekuestruan pesë automjete të vitprodhimeve të fundit, në pronësi të individëve të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.

“Në kuadër të operacionit “Last rent” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Elbasan, u ndalua punonjësi i policisë N/Komisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton AMP.

Sipas burimeve, në një rast, Edison Pema i kishte dhënë hua 10 mijë euro një personi dhe i merrte kamatë çdo muaj 2 mijë euro. Përveç kësaj i kishte marrë edhe disa automjete dhe ia mbante peng nën presion. Përveç interesit mujor të jashtëligjshëm, Pema kishte marrë peng 5 automjete në pronësi të personit që i kishte dhënë fajde, duke ushtruar mbi të kanosje dhe presion të vazhdueshëm për të siguruar kthimin e shumës me përfitime të larta.

Etiketa: arrestohet policiEdison PemajElbasanfajde

Lajme të lidhura

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra
Aktualitet

Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni për emigrantët: Mos i ktheni njerëzit në numra

07:57 - 06/10/26
Para
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Tiranë, arrestohet menaxherja dhe punonjësja

Drogë dhe prostitucion, arrestohen dy të huaja në Tiranë dhe klienti shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26

Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të...

Lexo më shumë
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com