GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet një kryeplak i përfshirë në tjetërsimin e pronave në Kune-Vain

23:22 - 29/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet një kryeplak i përfshirë në tjetërsimin e pronave në Kune-Vain
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një muaj pas arrestimit të tre punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura Lezhë për tjetërsim të pronave në lagunë, prokuroria e rrethit urdhëroi arrestimin e një kryeplaku po ashtu i dyshuar në tjetërsim pronash.

Gjykata e Lezhës caktoi masë sigurie arresti me burg për kryeplakun e fshatit Grykë Lumi, i ndaluar pas hetimeve të prokurorisë për tjetërsim të pronësisë së Lagunës së Kune Vainit. Policia njoftoi se arrestimi ishte vijim i operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”, i zhvilluar rreth 1 muaj më parë kur u arrestuan 3 zyrtar të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe u shpall në kërkim një i katërt.

Policia njoftoi se si rezultat i hetimeve është arrestuar “Pjetër Luka 62 vjeç, banues në Grykë Lumi, Tale, me detyrë kryetar i këtij fshati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia njoftoi se kryeplaku dyshohej se kishte lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e pronave brenda në lagunë, në favor të të tretëve. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (me të dhëna të rreme)”, thuhet në njoftim.

I pyetur nga BIRN nëse ishin identifikuar përfituesit e pronave të tjetërsuara Sabri Kastrati prokurori që po drejton hetimet tha se bëhej fjalë për një “çështje shumë komplekse”. Kastrati shtoi se hetimet vijonin dhe se ishin shumë persona të tjerë që kishin përgjegjësi për tjetërsimin. Ai tha se prokuroria ka sekuestruar dokumentacion të 10 vjetëve të fundit dhe se sipërfaqja e tjetërsuar është e madhe.

Një muaj më parë për të njëjtat akuza u vu në pranga dhe Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjetër Toni, ndaj të cilit më pas gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ky nuk është hetimi i parë për tjetërsimin e pronave në Lezhë. Prokuroria e Rrethit ka sekuestruat më herët qindra hektarë të tjetërsuara në zonën e Ranës së Hedhun. Ndërkohë zyrtarë të lartë lokalë, përfshi ish-kryebashkiakun, ish-kreun e Qarkut të Lezhës janë dënuar në shkallë të parë për tjetërsim të bregdetit. /BIRN/

Etiketa: arrestohetkryeplakKune Vainpronattjetersim

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Foto/ Tritoli shpërtheu në garazhin e tij, ja kush është ish-kreut të ALUIZNI-t, Mariel Murati

Tritoli në hotelin e Drejtorit të FSDKSH-së, ja si u paralajmërua edhe një vit më parë (SKEMA)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com