GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal në Durrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet pjesëtari i grupit kriminal në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia në Durrës ka arrestuar një 34-vjeçar, pas një hetimi 17-mujor. I riu Denis Shahini dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal dhe shpërndante heroinë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pjesëtari”, pas një hetimi 17-mujor me metoda speciale hetimi. Kapet dhe vihet në pranga pjesëtari i një grupi kriminal.

34-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje, ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të procedimit penal të nisur në shtator të vitit 2021, për një sërë veprash penale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pjesëtari”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Shahinë, Durrës. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2021, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe më pas të referuara në Prokurori, ku u regjistrua një procedim penal për këtë rast.

Nga hetimet e kryera gjatë këtij procedimi, u siguruan prova se ky shtetas ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës dhe se ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht të lëndës narkotike heroinë. Në një nga episodet, konkretisht më datë 04.04.2022, është arrestuar në Vlorë, shtetasi P. H., dhe ka rezultuar se lëndën narkotike të llojit heroinë që iu gjet këtij shtetasi, ia ka shitur shtetasi D. Sh.

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, më datë 01.03.2023, kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprat e mësipërme penale.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas, kryesisht të shpërndarjes së drogave të forta, të veprimeve të kryera për llogari të grupit kriminal, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Etiketa: arrestohetgrupi kriminalKryesore1pjesetari

Lajme të lidhura

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar
Aktualitet

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova
Aktualitet

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel
Aktualitet

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagimet e avokatëve dhe mundësia për Apel

16:12 - 17/09/26
Para

Inzaghi “i ka vënë vizën” mesfushorit të talentuar?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kjo protestë mbetet paqësore, dhuna ka ardhur nga policia”, aktivisti Lika: Të qëndrojmë bashkë
Breaking Views

“Kjo protestë mbetet paqësore, dhuna ka ardhur nga policia”, aktivisti Lika: Të qëndrojmë bashkë

20:20 - 17/09/26

Aktivisti Edison Lika mbajti fjalën e tij në protestën e 110-të para kryeministrisë. Ai u shpreh se kjo protestë ka...

Lexo më shumë
Parullat pikante në protestën e 110 kundër Ramës: Populli pa bukë, Belinda me vila…

Parullat pikante në protestën e 110 kundër Ramës: Populli pa bukë, Belinda me vila…

20:13 - 17/09/26
“Arrestoni Ramën!”-Dita e 110-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

“Arrestoni Ramën!”-Dita e 110-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

20:03 - 17/09/26
‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga

‘Ruani qetësinë’, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga

19:50 - 17/09/26
Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

18:01 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com