GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Arrestohet prokurori i Kukësit Edmond Karriqi, hetoi çështjen e Fjolla Morinës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Teza doli para se të mbaronte provimi, Ministria e Arsimit: Padi atij që e nxori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë e Kukësit është vënë në pranga pasi akuzohet për korrupsion dhe për përfshirje në grupet kriminale të trafikut të drogës. Mësohet se Karriqi është arrestuar mesditën e sotme në Kavajë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në qytetin e Kavajës pas një hetimit të kryer nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bashkë me Karriqin është vënë në pranga edhe shoferi i tij, Isuf Bega, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me zyrtarin e drejtësisë. Pas arrestimit të prokurorit dhe shoferit të tij, policia ka shkuar të ushtrojë kontroll edhe në shtëpinë e Karriqit, por ende nuk dihet nëse aty është gjetur ndonjë send i paligjshëm.

Edmond Karriqi e ushtron detyrën e tij në Kukës. Ai është prokurori që hetoi çështjen e këngëtares Fjolla Morina që u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës. Sot Morina është në arrati edhe pse është dënuar në mungesë më gjashtë vite burg nga Gjykata e kukësit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë dhe një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova.

Nuk dihet nëse çështja e Morinës ka të bëjë me prangosjen e prokurorit ditën e sotme. Pritet që SPAK të publikojë dhe njoftimin zyrtar për vënien në pranga të Karriqit dhe të shoferit të tij.

Sipas SPAK janë mbledhur prova konkretet nga të cilat rezulton që Edmond Karriqi ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.

Edmond Karriqi disa muaj më parë ka pasur një përplasje me Gjykatën e Kukësit, pasi ka mbuluar çështjen e arrestimit të këngëtares së njohur Fjolla Morina.

Kjo e fundit u arrestua në Morinë pasi u kap me armë. Çështja ndaj Morinës mori kthesë serioze pasi gjykatësi, Florin Demollari që shqyrtoi dosjen ndaj saj, në të cilën Morina akuzohej fillimisht vetëm për “armëmbajtje pa leje”, ia ktheu atë prokurorisë duke arsyetuar se fakti ishte “cilësuar gabim”.

Demollari, në vendimin për kthimin pas të akteve, arsyetoi se Morina duhej të ngarkohej me akuzën “trafikim të armëve dhe municioneve”.

Kjo solli edhe përplasjen me prokurorin Karriqi, pasi ky i fundit doli kundër gjykatës duke kërkuar vetëm akuzën “armëmbajtje pa leje” dhe jo trafik.  Me akuzën e trafikut të armëve Morina rrezikonte më shumë vite burg.

Etiketa: KavajeKukesPrangaprokurori

Lajme të lidhura

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama
Aktualitet

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes
Aktualitet

Afera KAYO/ SPAK ‘bastis’ rezidencën e Ron Yeffet, sekuestrohen dokumente edhe te Ministria e Mbrojtjes

13:53 - 02/10/26
Para
Rikthehet fati! Këto 3 shenja të horoskopit do të shkëlqejnë gjatë këtij muaji

Rikthehet fati! Këto 3 shenja të horoskopit do të shkëlqejnë gjatë këtij muaji

TË FUNDIT

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit...

Lexo më shumë
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com