Policia ka vënë në pranga Edison Elezajn, djalin e pronarit të njohur të firmës “Lajthiza”. Arrestimi i tij është kryer mbrëmjen e së mërkurës, pasi ai akuzohet për shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Burime nga policia bëjnë me dije se Elezaj është kapur jashtë banesës së tij, duke shkelur kështu vendimin e autoriteteve gjyqësore. Pas konstatimit të shkeljes, ai është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku është njoftuar menjëherë edhe Prokuroria për vijimin e procedurave ligjore.
Pritet që në ditët në vijim, gjykata të vendosë mbi ndryshimin e masës së sigurisë për të, duke marrë parasysh shkeljen e urdhrit të mëparshëm të arrestit në shtëpi. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.
Discussion about this post