GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu i Romës: Planifikoja hakmarrjen për vrasjen e vëllait

11:45 - 31/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet shqiptari i arratisur nga burgu i Romës: Planifikoja hakmarrjen për vrasjen e vëllait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I shumëkërkuari shqiptar që hiqej si grek… Ilir Pere, 48 vjeç, i lindur në Gramsh kishte marrë identitetin e një personi nga Peloponezi i Greqisë, atë të Nikolaos Liarakos. Dhe me këtë identitet bridhte botën për të trafikuar drogë e për të shitur armë.

Sipas mediave përtej Adriatikut, hetuesit italianë e gjetën në Belgjikë. Falë një punë të mbështetur kryesisht në inteligjencën policore, ai ndodhet aktualisht i arrestuar në Liezh. Prokurori i Catanzaro-s në Itali, Vincenzo Capomolla, së bashku me Giancarlo Novelli dhe prokurorin e Antimafias Stefania Paparazzo, shkuan për ta marrë në pyetje në zemër të kontinentit të vjetër.

Ilir Pere duhet të vuajë një dënim përfundimtar në Itali, prej 28 vitesh burg dhe rezulton nën hetim nga prokuroria e Catanzaro në operacionin e koduar “Gentleman 2” që rindërton prapaskenat e narkotrafikut të vënë në jetë mes Sibaritide (provincë e Cosenza-s) dhe Gjermanisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, i shumëkërkuari shqiptar për hetuesit italianë ka pranuar se është Ilir Pere dhe jo Nikolaos Liarakos. Ka pranuar po ashtu se ka përdorur për një kohë të gjatë telefonat e enkriptuar dhe platformën “Sky ECC” për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij në Itali, por duke mohuar se ka pasur një rol domethënës në botën e narkotrafikut.

Po ashtu, ka pranuar se ka blerë armë të fuqishme, por vetëm sepse donte të hakmerrej për vdekjen e vëllait, që rezulton i vrarë e i djegur nga shqiptarë të tjerë. Sa i përket telefonave të enkriptuar, ka shpjeguar se është e mundur t’i blesh nëpërmjet furnizuesve turq e pakistanezë, me anë të rekomandimit të personave të duhur.

Me hetuesit italianë mësohet se Pere preferoi të fliste në italisht dhe jo në shqip. Ilir Pere nuk është emër i panjohur në fakt si në Itali ashtu sikurse edhe në Shqipëri. Në vitin 2016, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Tesi Basho dhe Mikel Hasanbelliu, u arratisën nga burgu i Rebibbia, në Romë. Basho vuante dënimin për vrasje, ndërsa Hasanbelliu për shfrytëzim prostitucioni. Arratisjen e realizuan duke prerë hekurat e dritares së qelisë me sharrë, e më pas zbritën me çarçafët e improvizuar si litar.

Etiketa: arratiIlir PereShqiptari

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Kombëtarja niset drejt Austrisë, ja programi para Europianit

Kombëtarja niset drejt Austrisë, ja programi para Europianit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com