Eshtë sekuestruar një gomone me 400 kg kanabis dhe 100 gr hashash me destinacion tregun italian, ndërsa është arrestuar një i ri nga Vlora me inicialet E. I.
30-vjeçari i prangosur ishte drejtuesi i gomones që ishte mbushur me kanabis. Policia e Shtetit deklaron se është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.