GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Arrihet marrëveshja për gazsjellësin midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

13:42 - 09/07/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrihet marrëveshja për gazsjellësin midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maqedonia e Veriut dhe Greqia të premten nënshkruan në Athinë marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit mes dy shteteve. Me realizimin e projektit, Maqedonia e Veriut bëhet korridor energjetik për shtetet tjera si Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin e Ballkanit Perendimor, të cilat do të mund të furnizohen me gaz natyror. Marrëveshja ofron mundësi për më shumë burime të gazit, pra rajoni nuk do të varet vetëm nga burimet ruse të gazit natyror.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri grek i Mjedisit dhe Energjisë, Kostas Skrekas dhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. “Kjo marrëveshje është e rëndësishme për ekonominë në tërësi dhe për konkurrencën e kompanive tona ndërsa gazi natyror do të vazhdojë edhe në tregjet në Kosovë dhe Serbi”, ka deklaruar ministri Bekteshi.

“Kjo është një marrëveshje e rëndësishme që do të mundësojë hapjen e 1,000 vendeve të punës gjatë ndërtimit. Projekti do të bashkojë sistemet e gazit natyror të të dyja vendeve, dhe natyrisht, pasi të fillojë të funksionojë, ky tubacion do të ndihmojë shumë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomive tona”, ka deklaruar ministri grek i Mjedisit dhe Energjetikës, Kostas Skrekas. Projekti për ndërtimin e gazsjellësit kushton rreth 110 milionë euro, nga të cilat 54 milionë euro janë siguruar nga Maqedonia e Veriut.

“Ky projekt hap një mundësi të madhe, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më në fund do të sjellë më shumë burime të gazit natyror”, ka deklaruar kryeministri maqedonas Zoran Zaev në fjalimin e tij në Athinë, në një konferencë ndërkombëtare në sferën e ekonomisë.

Shkupi dhe Athina për gati 30 vjet kanë qenë në kontest për çështjen e emrit, që u zgjidh në vitin 2018 më ndërrimin e emrit Maqedoni, në Maqedoni të Veriut. Zgjidhja e këtij kontesti i hapi rrugën vendosjes së bashkëpunimit dhe arritjes së marrëveshjeve në sfera të ndryshme, përfshirë edhe këtë për sistemin energjetik dhe gazin natyror.

Etiketa: GazsjellesGreqiMaqedoni e veriutmarreveshje

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Rama: Shkon në 900 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar për koronavirusin në vend

EMA identifikon lidhje të mundshme midis vaksinave Pfizer dhe Moderna dhe arrestit kardiak

TË FUNDIT

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

Një shpërthim me tritol ka mdodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Rreth orës 5:30 të mëngjesit i...

Lexo më shumë
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com