GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Arrin në 1.1 miliardë euro më 2022, kosto e shërbimit të borxhit publik

07:32 - 28/10/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrin në 1.1 miliardë euro më 2022, kosto e shërbimit të borxhit publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosto e shërbimit të borxhit publik (pagesat e principalit +interesat) do të arrijnë në 136, 3 miliardë lekë (mbi 1,1 miliardë euro) vitin e ardhshëm përllogarit Ministria e Financave në projektbuxhetin e vitit 2023. Shpenzimet për këtë zë janë 70 për qind më të larta se pritshmëritë e këtij viti prej 80.4 miliardë lekësh.

Sipas të dhënave më të detajuara nga Ministria e Financave nga shuma totale prej 136 miliardë lekësh, rreth 80, 3 miliardë lekë ose rreth 60 % e totalit do të shkojnë për ripagesat e borxhit të jashtëm, 21,7 miliardë euro të tjera për interesat e borxhit të jashtëm dhe 34,2 miliardë lekë për pagesat e interesit të borxhit të brendshëm.

Sakaq Ministria e Financave ka lajmëron se, në rast se kushtet e financimit në tregjet ndërkombëtare do të jenë edhe më të shtrënguara, mund të shfaqen rreziqe që lidhen me rifinancimin e borxhit.

Qëndrueshmëria e borxhit mund të kthehet në një shqetësim nëse hapësira e kufizuar fiskale do të ezaurohet nga politika të ndërmarra si kundërpërgjigje ndaj çmimeve më të larta të energjisë dhe ushqimeve dhe në kushtet e rritjes së kostove të rifinancimit, lajmëron Ministria e Financave.

Huamarrja e brendshme planifikohet të jetë më e lartë se huamarrja që pritet të realizohet në vitin 2022 dhe huamarrja e re mendohet të vijojë të realizohet kryesisht nëpërmjet titujve shtetërorë afatgjatë në përputhje me objektivat për reduktimin e risqeve, por gjithashtu duke ju përshtatur edhe preferencave të investitorëve për titujt.

Huamarrja e huaj do të realizohet nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë. Gjithashtu, pritet të ketë edhe disbursime të huave në formën e mbështetjes buxhetore nga kreditorë multilateral, në kuadër të mbështetjes së reformave të qeverisë, si dhe emetimi i një instrumenti Eurobond në tregjet e kapitalit, nëse tregjet do të jenë të favoshme për të siguruar financim me një normë interesi në nivele të pranueshme.

Duke marrë në konsideratë deklaratat dhe vendimet e fundit të Rezervës Federale dhe BQE, këto institucione do të vijojnë ndjekjen e politikave monetare shtrënguese edhe për të paktën vitin 2022 dhe fillimin e vitit 2023, si rrjedhojë pritet një rritje e normave të interesit në tregun e huaj. Gjithashtu, edhe në tregun e brendshëm pritet të këte rritje të normave të interesit. Në këto kushte, kostot për njësi të borxhit të brendshëm dhe atij të huaj pritet të shënojnë rritje në periudhën afatshkurtër dhe atë afatmesme.

Ndërkohë për sa i përket shpenzimeve për interesa të borxhit, gjatë vitit 2023 parashikohet një rritje e tyre me rreth 15 mld Lekë kryesisht për shkak të rritjes së konsiderueshme të normave të interesit në tregun e brendshëm dhe atë të huaj. Për sa i përket ripagesave të borxhit të jashtëm, në vitin 2023 planifikohet që në rast se tregjet do të jenë të favorshme, të mundësohet së bashku me emetimin e një Eurobondi të ri, edhe maturimi i pjesshëm (blerje) i Eurobondit që maturohet në vitin 2025, me qëllim zbutjen e profilit të amortizimit të borxhit të jashtëm për vitin 2025./MONITOR

Etiketa: kostoMinistria e Financave

Lajme të lidhura

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online
Breaking Views

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Qeveria rrit me 68% fondet për forcat e luftës, 87 mln euro më shumë më 2023 për Ministrinë e Mbrojtjes

Qeveria rrit me 68% fondet për forcat e luftës, 87 mln euro më shumë më 2023 për Ministrinë e Mbrojtjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Lexo më shumë
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com