GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Arritja më e madhe në jetë, shqiptarët ndryshe nga Rajoni zgjedhin arsimin

08:06 - 07/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Arritja më e madhe në jetë, shqiptarët ndryshe nga Rajoni zgjedhin arsimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë.

Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë. Rezultatet dolën nga Barometri i Ballkanit 2021 që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Pyetjes “Çfarë mendoni se është më e rëndësishme për të bërë në jetë?”, shqiptarët në shumicë zgjodhën si më të rëndësishëm arsimin, pasi 82 për qind të anketuarve vlerësuan si arritjen më të madhe. Kjo zgjedhje ishte me larta se, në shtete e tjera të Ballkanit. Për shembull vetëm 54 për qind e boshnjakeve e konsideruan më të rëndësishmin arsimin si arritje në jetë, 54 % e maqedonasve, 60 për qind e Malazezëve dhe 45 % e Serbëve. Ndërsa 54 % e shqiptarëve në Kosovë e vlerësuan si arsimin si zgjedhje të rëndësishme në jetë.

Si arritja e dytë më e rëndësishme në jetë për shqiptarët është puna. 69 për qind e të anketuarve e kanë zgjedhur punën si arritjen e dytë më të madhe në jetë, përqindja më e lartë rajonale. 58% e boshnjakëve e shohin punën si arritjen më të madhe në jetë duke e vënë edhe para arsimit. 51 për qind e maqedonasve e konsideruan punën si arritjen e dytë më të madhe në jetë. 60 % e malazezëve e konsideruan punën po aq të rëndësishme sa arsimi, ndërsa Serbët e konsideruan punën si arritje në jetë më të rëndësishme se arsimin.

Ndryshe nga rajoni Maqedonasit dhe Serbët shohin si arritje më të madhe në jetë, njohjen e njerëzve të duhur, që anashkalon arsimin dhe punën,.

58% e popullsisë në Rajon mendon se me një arsim të mirë dhe një punë sigurohet një e ardhme e mirë. Ndërsa 38% i gjejnë kualifikimet e punës dhe arsimin si parakushtet kryesore për të gjetur një punë të mirë. 54% pretendojnë se njohja e njerëzve të duhur është e rëndësishme për një të ardhme të ndritshme, ndërsa më shumë se një e treta e popullsisë në Ballkan mendojnë se, fati do ti çojë përpara në jetë.

Ndërsa papunësia vazhdon të mbetet një sfidë në të gjithë rajonin, veçanërisht tek të rinjtë dhe gratë, ka një numër në rritje të njerëzve, të cilët mendojnë se arsimi dhe puna janë parakushtet kryesore për të ecur përpara në jetë.

Ndërkohë më shumë se gjysma e të rinjve në Ballkan konsiderojnë si çështjen më të rëndësishme në jetë punësimin. Gjetja e një pune është shqetësimin më i madh për 62% te të anketuarve në moshat e reja.

Kriza COVID-19 shkaktoi humbjen e mijëra vendeve të punës në më pak se një vit. Meqenëse rinia përbën 21.27% të të gjithë popullsisë së Ballkanit Perëndimor, shqetësimi i të rinjve duhet të merret si një thirrje urgjente për qeveritë që të angazhohen në mënyrë aktive në politikat dhe masat e punësimit, sugjeron RCC./MONITOR

Etiketa: arsimRCCshqiptaret

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Para
Vdiq 5 ditë pas lindjes në Durrës,  familjarët e 29-vjeçares kallëzojnë mjekët, pritet ekspertiza

Vdiq 5 ditë pas lindjes në Durrës, familjarët e 29-vjeçares kallëzojnë mjekët, pritet ekspertiza

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com