GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Arrogancën tabake s’ka incenerator ta riciklojë më!

në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrogancën tabake s’ka incenerator ta riciklojë më!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë që në PD është bërë m… mullar dhe ku nuk ka mbetur më asnjë pikë dinjiteti politik, përsëri klounët gjejnë vend të bëjnë cirkun e tyre të fundit politik. Tabakja e incenerimit, apo njeriu që nuk prodhon asnjë kuorum elektoral në asnjë vend, zonja që përflitet si përfituesja më e madhe e pozicionit të komisionit hetimor, me përfitim të plotë nga mjeshtrit e inceneratorëve, nuk ka kohë të ndalet pak tek ata dhe për ata që e kanë dërguar të ulet në atë Komision. Gazetarët prisnin të mësonin qoftë edhe një refuzim, apo mohim të situatës në PD, në vatrën e shuarjes së opozitës virtuale të mbajtur me arrogancë, por aspak me frymë dhe me bindje, por Jorida rrëshqiti si skuthe, duke mos ndarë qoftë edhe një moment, atë zjarr që ka rënë në PD-në e saj.

Tabakja e inceneratorëve, përfituese direkt e milionave të Zotos e Mërtirit, nuk denjon që të përballet as edhe me një prononcim me elektoratin e saj, atë që ka, teksa nuk ka këllqe e të ndenjura të mbajë një qëndrim politik, për situatën. Në fakt, përtej kësaj edhe disa “kurva” të vogla mashkullore në atë parti të degraduar rreth dhe afër kunatit, rrëshqitën, por zonja Tabake, për të cilën ai pozicion është totalisht produkt i votës së elektoratit blu, përsëri nuk pati kurajën civile e politike të thotë qoftë dy fjalë. Zonja në fjalë, e cila e shijoi betejën e 8 marsit me salepin e të shoqit nga kafja e shtëpisë, ndryshe nga prezenca e ankthit e pak kolegëve të saj, nuk do të flasë.

Familja demokratike e ka shpartalluar me shpulla, atë dhe investitorin e saj në Parti, por zonja në fjalë përsëri nuk do të flasë, dhe mbi të gjitha nuk do të shprehë qoftë edhe një refleksion të shpejtë për këtë situatë sfilitëse të Partisë, e cila e emëroi përkundër çdo merite apo kontributi si nënkryetare. Tabakja me arrogancën e saj rrëshqiti, teksa gazetarët e politikës treguan sërish një stepje të mjerimit reagues, pasi ajo kërkonte një shpjegim po kaq arrogant: Moj zonjë, ke detyrim të flasësh sepse në këtë sallë të kanë sjellë këta njerëz që sot vuajnë pikërisht nga thagmat e lidershipit të shkërdhyer polikisht. Tashmë është fakt: Basha ka mbetur, pas fustanit të Tabakes, e cila ka detyrimin e saj të shprehet. Prej vitesh merr një mandat të pamerituar mbase, por tashmë me statusin e nënkryetares, sado fiktive dhe krejtësisht pa peshë, ajo ka detyrimin të flasë, të shprehet.

Demokratët nuk janë dele, ata u shprehën, teksa tashmë duan të dëgjojnë mentorët e rikthimit të PD-së në pushtet, e cila konvertohet në mbajtjen e Ramës në pushtet. Jorida e hoqi maskën sot. Ishte e vetmja e cila nuk u rreshtua në vijën e zjarrit kur Basha kishte nevojë për ushtarët e tij, teksa këtë radhë është e para që me një skuthëri koshiente kërkon të luajë sërish me dy porta. Pavarësisht se familja e së djathtës e çoi te drutë. Ajo përsëri heshti, duke gabuar për herë të dytë.

Jo për të mbrojtur kauzën e Berishës, por për të folur, e pasur minimumin e përgjegjësisë morale karshi një populli opozitar, të cilin e sfilitën, gënjyen, abuzuan me të, dhe në fund tentojnë ta xhirojnë, edhe pasi kanë rezultuar një HIÇ dhe një asgjë në zgjedhjet që rrëzuan një herë e mirë LB, dhe shoqëruesit e tij. Tabakja ka detyrimin që të reagojë fort, qoftë edhe në mbështetje të parimeve të saj, nëse i kanë mbetur, por rrëshqitja nuk e përjashton atë nga asnjë përgjegjësi, në atë parti ku vetëm kanë përfituar, duke shkelur mbi njerëzit e thjeshtë. Përfshirë dhe këtë vetë…

Fol o gocë! Ose qërohu!

Etiketa: Arrogancainceneratorkryesore2riciklimtabake

Lajme të lidhura

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West
Editorial

EDITORIAL | Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

23:00 - 26/07/26
Para
“Nuk heqim TVSH-në për naftën”, Rama justifikohet: E provuam me bukën, nuk solli ulje të çmimit

"Nuk heqim TVSH-në për naftën”, Rama justifikohet: E provuam me bukën, nuk solli ulje të çmimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve. Ndërhyrja e...

Lexo më shumë
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com