GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Arrogant me mediat, qengj me SPAK-un, ja reagimi i Veliajt, pasi iu sekuestroi telefonat gruas dhe vëllait

21:09 - 06/12/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrogant me mediat, qengj me SPAK-un, ja reagimi i Veliajt, pasi iu sekuestroi telefonat gruas dhe vëllait
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat duhet të hapin vetëm fotot e inaugurimeve, jo lajmet për korrupsion dhe vjedhje në bashkinë e Tiranës! Prandaj, në reagimin e tij të parë për hetimin e SPAK, Veliaj ka sulmuar shtypin. “Të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta”, ka shkruar personi nën hetim Erion Veliaj, në X.

Ndërsa për hetimet ka deklaruar se “mbështet hapat procedurale të kryera nga Prokurorinë e Posaçme në hetimin pasuror që po zhvillohet ndaj tij dhe familjarëve të tij, duke i konsideruar ato të mirëpritura”.

Reagimi i Veliaj në X: 

Duke marrë shkas nga zhvillimet e ditës së sotme, hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me hetimin pasuror që po kryhet ndaj meje dhe familjarëve të mi, jo vetëm janë të mirëpritura, por edhe i mbështes në çdo hap.

U bë një kohë e gjatë që hetimin dhe gjykimin tim e bëjnë opozitarët e zhytur në llumin e korrupsionit dhe të “ashtuquajturat media”, që luftojnë çdo zyrtar e funksionar publik që nuk bie prè e presioneve dhe shantazheve të tyre për përfitime të padrejta.

Familjarët e mi dhe unë, si qytetar i këtij vendi, por njëkohësisht edhe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do të jemi gjithmonë të hapur për çdo veprim dhe vendim të institucioneve të drejtësisë, por duke përbuzur njëkohësisht me neveri çdo të pavërtetë, që ka si qëllim dëmtimin e imazhit tim dhe familjarëve të mi, si dhe duke përhapur, mbi të gjitha, disinformacione edhe mbi vetë punën e këtyre institucioneve.

Unë nuk bëj pjesë në atë kastë të vjetër politike që, për shumë kohë, e vendosën veten mbi ligjin, mbi drejtësinë dhe mbi llogaridhënien institucionale. Të gjithë këta që i kanë borxhe drejtësisë, rrokin flamurin e përkrahjes së drejtësisë kur në përputhje me ligjin dhe vendimet e gjykatave kryhen veprime procedurale në kuadër të hetimeve, dhe e sulmojnë atë me çdo mjet tashmë që drejtësia ka filluar të veprojë mbi ta, duke thyer kështu tabunë shumë vjeçare të mosndëshkueshmërisë.

gijotina.com/

Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper
Aktualitet

“Dorëheqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare

08:56 - 20/02/26
Bordi i Paqes/ Trump: U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore
Aktualitet

Bordi i Paqes i mbushur me diktatorë! ‘The Guardian’ vendos Edi Ramën të parin në listë për Evropën

08:38 - 20/02/26
Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës
Aktualitet

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës

08:17 - 20/02/26
Para
“Dëgjojeni babin, mos nevrikoset”, vrau gruan dhe u dërgoi mesazh djemve në emër të saj: Do mbledh disa para dhe do vij t’ju marr

“Dëgjojeni babin, mos nevrikoset”, vrau gruan dhe u dërgoi mesazh djemve në emër të saj: Do mbledh disa para dhe do vij t’ju marr

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper
Aktualitet

“Dorëheqje hajdutëve!” Opozita rikthehet sot në shesh, fton qytetarët në protestën kombëtare

08:56 - 20/02/26

Sot opozita do të dalë sërish të protestojë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e qeverisë Rama. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen...

Lexo më shumë
Bordi i Paqes/ Trump: U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore

Bordi i Paqes i mbushur me diktatorë! ‘The Guardian’ vendos Edi Ramën të parin në listë për Evropën

08:38 - 20/02/26
Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës

08:17 - 20/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 20 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 20/02/26
Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…

Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe…

07:59 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com