GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

ARRSH, 33.5 mln euro për Qafë Bualli-Martanesh dhe Elbasan-Qafë Thanë

17:22 - 13/10/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Janinë-Kakavijë, 3 herë më lirë se “rrugët e arta” të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy procedura prokurimi që përfshijnë investime në infrastrukturë u çelën këtë të premte nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Procedura e parë është ajo me objekt kontrate “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë (Faza III)” me një fond limit 2.5 miliardë lekë dhe e dyta “Sistemim asfaltim rruga Qafa e Buallit – Martanesh” me një fond limit pak më shumë se 1 miliard lekë.

Të dyja procedurat kanë një vlerë prej 3.58 miliardë lekë apo 33.5 milionë euro. Kontrata e parë e zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë Thanë është vijim i projektit tashmë të nisur prej kohësh dhe për të cilin punimet në terren kanë avancuar sikurse është bërë me dije gjatë inspektimeve të zhvilluara në terren nga Ministria e Infrastrukturës dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Po këtë të premte janë hapur edhe dy procedura të tjera që lidhen me mbikëqyrjen e punimeve për kontratën “Supervizion punimesh Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafe- Thanë (Faza III)” dhe “Supervizion punimesh Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafe- Thane (Faza IV)”. Çelja edhe e procedurës për mbikëqyrjen e fazës katër paralajmëron edhe nisjen e procedurës që lidhet me punimet civile për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza IV).

Projekti i Elbasan-Qaftë Thanë është një nga akset më të rëndësishëm në vend për shkak se është pjesë e Korridorit 8 dhe ka një gjatësi mbi 50.1 kilometra. Në muajin gusht MIE pranoi se projekti ka ndryshuar pas negociatave me palën e Maqedonisë së Veriut dhe pika e re e daljes është afër Urës së Bushtricës. Aktualisht po punohet në Lotin 1 dhe Lotin 2 të gjatë përkatësisht 5 dhe 4.5 kilometra.

Sa i takon fazës së tretë në dokumente nënvizohet se ai fillon në fshatin Labinot Fushë në km -0+120, pranë urës metalike mbi lumin Shkumbin dhe përfundon në km 11+140, fill pas urës së Murrashit.

“Pjese e këtij projekti janë edhe punime për asfaltimin e segmentit km 1+440 – 6+500 (Faza I e projekt-zbatimit) dhe segmentit km 6+500 – 10+340 (Faza II e projekt-zbatimit). Pothuajse e gjithë traseja rrugore zhvillohet në anën e djathtë të rrjedhës së Lumit Shkumbin” thuhet në dokument.

Projekti i Qafë Bualli-Martanesh

Sipas dokumenteve zona ku zhvillohet aksi rrugor Qafë Bualli – Martanesh [SH50], i përket Bashkisë Bulqizë dhe ka një gjatësi prej 16.5km si dhe shtrihet në një terren të theksuar malor.

“Kuota mbi nivelin e detit në Qafë Bualli është rreth 1000m, ndërsa nga pjesa e fundit e projektit, në qytetit e Krastës shkon deri në 1250m mbi nivelin e detin. Kjo rrugë lidh qytetin e Krastës dhe zonën e Martaneshit me qytetin e Bulqizës dhe me gjithë rrjetin rrugor nacional.

Rruga përbëhet nga 2 korsi të asfaltuara kalimi nga 3m secila, të cilat janë totalisht të amortizuara nga trafiku i mjeteve të tonazhit të lartë që frekuentojnë këtë aks rrugor”, thuhet në dokument. /MONITOR/

Etiketa: ARRSHmilionarruge

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Rama largon shqiptarët nëpër Botë, Duka i bën bashkë në Berlin

Rama largon shqiptarët nëpër Botë, Duka i bën bashkë në Berlin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Breaking Views

Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com