GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

ARRSH i jep tenderin 2 miliardë lekë pa garë “oligarkut të semaforëve”

12:37 - 27/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
ARRSH i jep tenderin 2 miliardë lekë pa garë “oligarkut të semaforëve”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i ARRSH, Ervis Berberi, është nxjerrë disa herë në faqe të parë nga mediat për tenderat abuzivë që zhvillon dhe bashkëpunimet që ka me oligarkët. Por, si duket Berberit nuk i bën asgjë përshtypje dhe vazhdon të “qethë” paratë e taksapaguesve shqiptarë. Këtë herë Autoriteti Rrugor Shqiptarë ka hapur një tender për përmirësimin e sinjalistikës në disa rrugë, për të cilin ka lënë në dispozicion rreth 2 miliardë lekë. Edhe pse pothuajse çdo muaj Berberi ka nxjerrë nga një tender për sinjalistikën e rrugëve, tashmë gjen një skemë për përmirësimin e tyre, kur në fakt as 5 muaj nuk ka kaluar nga vendosja.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se për 8 muaj do të përfitojë nga ky projekt kompania e I.D.K – KONSTRUKSION, e cila është shpallur fituese pa një garë të mirëfilltë. Pasi në garë ka marrë pjesë kjo kompani dhe “T & XH”, ku kjo e fundit është skualifkuar menjëherë nga gara nën argumentin se nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë. Kështu në garë mbeti vetëm subjekti I.D.K – KONSTRUKSION me administrator Gramos Dalipi dhe ARRSH e shpalli menjëherë fitues. Ndërsa vlen të përmendin se ligji për prokurimet publike kërkon që në ato raste kur dokumentacionet nuk janë të plota, Autoriteti Kontraktor duhet të lajmërojë operatorin dhe t’i japë atij një afat për ridërgimin e tyre. Këtë rregull ARRSH nuk e ka plotësuar, pasi siç duket duhej me patjetër që të fitonte miku i tij Dalipi.

Ndër të tjera, bie në sy se subjekti “I.D.K – KONSTRUKSION” ka paraqitur një ofertë sa 88% e fondi limit. Konkretisht, fondi limit është në vlerën 165,940,155,20 lekë të reja, ndërsa oferta fituese është paraqitur me vlerën 163,818,234.9 lekë të reja. Duke shkelur kështu një tjetër rregull, ARRSH ka pranuar që të bëjë riparime të sinjalistikës me ofertën më të shtrenjtë.

 

Oligarku semaforëve

Ndërsa “qershia” mbi tortë për këtë tender është pronari i kompanisë, më lart kemi përmendur se administrator Gramos Dalipi, ndërkohë që pronari është Barjam Dalipaj i cili njihet si “oligarku i semaforëve”. Dalipaj ka marrë këtë nofkë për shkak se vazhdon të fusë në xhep para për sinjalistikë, ndërkohë që të gjithëve na ndodh që edhe në rrugët kryesore të qytetit të ndeshim rrugë pa drita dhe semafor të prishur. Duke parë numrin e lartë të tenderëve për këtë shërbim, lind pyetja se ku shkojnë këto para dhe pse institucionet përgjegjëse nuk reagojnë. Të dhënat e renditura në këtë artikull japin përgjigje. Paratë shkojnë drejt e në arkën e biznesmenin Bajram Dalipaj, i cili fiton thuajse të gjithë tenderat që kanë si objekt: “Sinjalistikën rrugore dhe semaforët”. Nëse do i hidhni një sy listës së qeverive vendore, kjo kompani ka përfituar tendera në shuma të majme nga Bashkia Tiranë, Durrës, Korçë, Librazhd, Vlorë e shumë të tjera, e përmbledhur në pak fjalë, nga Jugu në Veri të vendit.

Vetëm në vitet e fundit, vlera totale e 53 tenderave të fituar nga “I.D.K – KONSTRUKSION si operator i vetëm nga bashkitë e vendit është 3.5 miliardë pa TVSH, pa përfshirë vlerën e atyre në bashkëpunim me kompani të tjera të vendit. Dalipaj ka një pjesë të majme të parave të shqiptarëve të përfituara nga tenderat publikë në shkelje, të cilit i futen në xhep pa u lodhur shumë dhe në shkelje të ligjit. Thuajse në 99% të rasteve, kjo kompani fiton duke dhënë ofertë ekonomike më të lartë se të gjithë operatorët e tjerë në garë, thuajse sa 99% e Fondit Limit dhe automatikisht i skualifikon ato. Ndërsa sinjalistika vazhdon të jetë si mos më keq në rrugët tona dhe semaforët në shumë raste nuk punojnë, prandaj dhe Dalipaj konsiderohet si “oligarku semaforëve”. Pavarësisht të gjithë këtyre shkeljeve që duken hapur, kurrë deri më sot nuk është ngritur asnjë hetimet rreth kësaj kompanie dhe madje as nga Komisioni i Prokurimeve Publike nuk është bërë asnjë lëvizje.

 

 

 

 

Etiketa: abuzimBaram DalipajErvis Berberikryesore2tender pa gare

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Zjarret në vend, Salianji ironizon Peleshin: Ju nuk menaxhoni dot dy mikrofona, jo…

Zjarret në vend, Salianji ironizon Peleshin: Ju nuk menaxhoni dot dy mikrofona, jo...

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar...

Lexo më shumë
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com