GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arsenal armësh, sa vite burg kërkoi Prokuroria për autorët

12:57 - 28/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsenal armësh, sa vite burg kërkoi Prokuroria për autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bazë armësh është zbuluar disa kohë më parë në Tiranë. Tashmë Prokuroria ka përpiluar akuzën dhe ka shpallur pretencën. Prokuroria mësohet se ka kërkuar 12 vjet burg për Kristian Gjinin dhe 3 për Fatjon Muratin.

Policia e Tiranës ka zbuluar vitin e kaluar dy baza armësh në kryeqytet, teksa ka arrestuar dy të rinj që i posedonin ato. Në pranga kanë përfunduar 25 vjeçari Kristjan Gjini dhe shoqëruesja e tij në atë kohë 22-vjeçarja, Françeska Kolgjegja. Ata janë ndaluar në kuadër të operacionit policor të koduar “Ruger”, ndërsa fillimisht kanë rënë në sy të efektivëve të repartit “Shqiponja”, pasi 25-vjeçari dhe partnerja ishin duke lëvizur me makinë në bulevardin “Gjergj Fishta”, me Gjinin që mbante me vete një armë zjarri.

Më pas policia zbuloi se Kristijan Gjini kishte marrë me qera dy ambiente në një kompleks rezidencial në kryeqytet. Një prej tyre ishte banesa ku ai jetonte, ndërsa apartamenti tjetër përdorej nga vajza e arrestuar.

Policia zbuloi në të dy apartamentet arsenalin ushtrak që përbëhej nga: 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

NJOFTIMI I POLICISE ME 2022:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ruger”. Operacioni, i zhvilluar nga Sektori kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohen 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin armët dhe sendet e tjera të paligjshme, në ambientet e banesave të tyre.

Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar ‘Ruger”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. Gj., 25 vjeç dhe F. K., 22 vjeçe, aktualisht banues me qira, në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. Gj., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në 2 banesa të ndryshme, të marra me qira nga ky shtetas (në njërën prej të cilave jetonte shtetasja F. K.), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 armë zjarri pistoleta, 2 armë zjarri automatike, 4 silenciatorë, 7 maska, 2 radio si ato të Policisë, një thikë, sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, fishekë të kalibrave të ndryshëm, dorashka, krehra, dokumente të dyshuara të flasifikuara, targa të huaja dhe 2 automjetet që përdornin shtetasit e arrestuar.

Po punohet për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Etiketa: armeshArsenalKryesore1

Lajme të lidhura

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë
Aktualitet

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

17:58 - 15/01/26
Ilir Beqaj letër nga burgu: Kuvendi ka dështuar në dy vite rresht me institucionet e drejtësisë
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

17:45 - 15/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Para
Prag sfida Poloni-Shqipëri/ FSHF publikon videon e stërvitjes intensive

Qershori, muaji më vendimtar i sezonit kuqezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë
Aktualitet

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

17:58 - 15/01/26

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati. Sipas policisë, 37 vjeçari,...

Lexo më shumë
Ilir Beqaj letër nga burgu: Kuvendi ka dështuar në dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

17:45 - 15/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Dashnor Sula mohon çdo diskutim për postin e kryeinspektorit, nuk kam pasur asnjë komunikim

Dashnor Sula mohon çdo diskutim për postin e kryeinspektorit, nuk kam pasur asnjë komunikim

17:15 - 15/01/26
Rama qetëson kritikët: Diella nuk merr vendime, vetëm përpunon të dhënat

Treni Tiranë-Durrës dhe kampusi i ri/ Rama premton kampus të ri për studentët në Durrës

16:59 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com