GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arsenali i armëve në Elbasan, gjykata jep vendimin për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun

12:18 - 22/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsenali i armëve në Elbasan, gjykata jep vendimin për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Luis Gaxhin dhe Rigers Spahiun.  Rigers Spahiu akuzohet për përkrahje të Luis Gaxhit dhe kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Ndërsa Luis Gaxhi për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”,  pasi në shtëpinë e tij u zbulua një arsenal armësh.

Mësohet se në telefonin e Deliut janë gjetur fotot të Ot Kiles. Rigers Spahiu, vëllai i Ardit alias Arjan Spahiut që u vra në Belgjikë është arrestuar për përkrahje të autorit të krimit.

Nga hetimet e prokurorisë deri më tani, të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për një atentat të mundshëm ndaj grupeve rivale që dyshohet t’i kenë vrarë vëllain Rigers Spahiut. Dëshmia e Nuredin Dumani dyshohet të ketë hedhur dritë edhe mbi këtë bazë armatimesh, ku disa persona janë mbajtur në përgjim e vëzhgim nga policia.

Rigers Spahiu, është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel. Riversi dhe Arjani janë vëllezërit i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Prokurorët që bëjnë hetimet për këtë çështje janë Kreshnik Ajazi dhe Gentjan Habazaj.

Edhe pse  nuk thuhet zyrtarisht dy të arrestuarit po planifikonin një atentat ndaj Elton Kila. Duket se ndihmesë në zbulimin e këtij fakti ka dhënë arrestimi  më herët i  Xhafer Deliu i cili duhet të qëndronte në arrest shtëpie, por në momentin e arrestimit ai shpërndante kokainë në disa zona të Elbasanit.

Me shpresën e gjetjes të listës së klientëve,policia ka verifikuar telefonin e Xhafer Deliut. Mësohet se  në rubrikën “Delete” të fotove të fshira, janë gjetur dhjetëra fotografimi mes të cilave dy foto të Elton Kilës (Otit) dhe Abedin Mama ose siç njehet në Elbasan si “Dine Çami”.

Të dy këta personazhe dalin në dëshminë e bashkëpuntorëve të SPAK Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës,si individë që monitoroheshin për tu ekzekutuar nga grupi i Dumanit që financohej nga Erjon Alibej dhe Ardjan Spahiu. Deliu, është marë në pyetje për prezencën e dy fotove në telefonin e tij,por ka treguar se “Otin” e ka të njohur dhe ja ka dërguar vetë ai, ndërsa ky i fundit mësohet se e ka mohuar këtë fakt.

Etiketa: Luis GazhiRigers Spahiu

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Para
Biseda telefonike me Kurtin/ Borell: Do të punojmë për normalizim të marrëdhënieve

Biseda telefonike me Kurtin/ Borell: Do të punojmë për normalizim të marrëdhënieve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë
Breaking Views

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë

18:21 - 01/04/26

Në ditën e dytë të Festivalit të Gazetarisë “Pyet”, u diskutua edhe çështja e dezinformimit, ku i pranishëm ishte edhe...

Lexo më shumë
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4

16:59 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com