GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Arsenali zyrtarizon blerjen e dytë më të shtrenjtë të Premier

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Arsenali zyrtarizon blerjen e dytë më të shtrenjtë të Premier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akordi ishte arritur prej ditësh, ndërkohë që sot ka ardhur edhe zyrtarizimi. Declan Rice është futbollisti më i ri i Arsenalit. Nënkampionët e Anglisë bënë të vetin kapitenin e West Ham për shumën rekord 105 milion paund.

Me mesfushorin “shkatërrues” që shndërrohet në investimin më të madh të klubit dhe lojtarin e dytë më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Pas argjentinasit Enzo Fernandez, për kartonin e të cilit Chelsea pagoi 106.8 milion paund te Benfica.

24-vjeçari zbarkon në “Emirates” me misionin për të ndihmuar skuadrën e Mikel Artetës në fitimin e titullit kampion.

Që klubit dhe tifozëve të Arsenalit u mungon prej vitit 2004, kur “armata” e pathyeshme dhe spektakolare e Arsene Wenger dominonte rivalët dhe fitonte trofeun duke mos regjistruar asnjë humbje gjatë kampionatit.

“Jemi të lumtur që Declan bashkohet me ne. Ai është një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme, i cili prej kohësh performon në nivele të larta në Premier League dhe me kombëtaren angleze.

Declan i sjell kualitet të madh klubit tonë dhe ka potencialin për të qenë shumë i suksesshëm këtu. Ai ka një përvojë të madhe, edhe pse është vetëm 24 vjeç. Jemi shumë të gëzuar”, deklaroi trajneri Mikel Arteta.

Ish-kapiteni i West Ham ka zgjedhur fanellën me numër 41 në aventurën londineze. Teksa ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Arsenalin, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit.

Rice, i cili ka veshur 43 herë (3 gola) fanellën e “Tre Luanëve”, është përforcimi i tretë për skuadrën e Artetës pas sulmuesit gjerman Kai Havertz dhe mbrojtësit holandez Jurrien Timber./SSA

A new chapter begins. pic.twitter.com/ha5Btd8I2h

— Arsenal (@Arsenal) July 15, 2023

Etiketa: ArsenalRice

Lajme të lidhura

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Para
Lundroi jashtë perimetrit të sigurisë, pushuesi e pëson keq

Lundroi jashtë perimetrit të sigurisë, pushuesi e pëson keq

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com