GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arsimi në krizë! Berisha: Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arsimi në krizë! Berisha: Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do e ketë përparësi absolute arsimin, duke e rikthyer atë në qendër të politikave kombëtare dhe duke garantuar një buxhet prej 5 përqind ose më shumë për modernizimin e sistemit arsimor në të gjitha nivelet. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës theksin e vuri edhe tek rënia e numrit të nxënësve në shkolla, teksa shtoi se pa rindërtuar arsimin, çdo hap përpara për vendin është i pamundur. Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se një pedagog pa kërkim shkencor nuk ka vlerë dhe kërkimi shkencor duhet të jetë testi më kryesor për qenien e tij pedagog ose jo.

“Pra, gjithçka shkoi në një degradim të madh. Arsimi në të gjitha nivelet, në të gjitha ciklet. Asnjë pushtues nuk do mund ta shkatërronte në 11 vite kaq shumë sa e ka shkatërruar ky regjim. Sot, në vitin 2025 në shkollat tona kishte 405 mijë nxënës. Në vitin 2013 kishte 801 mijë nxënës. Pra, 49 përqind më pak në 11 vite. Pa luftë civile. Pa kalamitete kombëtare, veçe me politikat shpopulluese të Çubrilloviçit, në të cilat është edhe shkatërrimi i arsimit. U përmend këtu se nga Kukësi shkojnë në Prizren, sepse në çdo gjë Kosova është shtet, nuk është narkoshtet. Nuk është shtet i pasur, por është shtet dhe mban qëndrimin që një shtet duhet të mbajë ndaj arsimit, bujqësisë, shëndetësisë.

U them unë, e gjithë zona nga Kalaja e Dodës gjer në Valbonë shkojnë dhe mjekohen në Gjakovë dhe Prizren sepse është shtet dhe jo një mafie e tmerrshme si kjo këtu. Imagjinoni ju. Ndaj dhe ju siguroj se PD do të ketë përparësi absolute arsimin dhe në qoftë se bëhet fjalë nga do ta nisim ne rindërtimin, nga arsimi do niset. Pa rindërtuar arsimin, nuk ka hap të vërtetë përpara. Do ta nisim përsëri me mësuesin duke e vendosur atë në piedestalin që meriton. Meriton respektin, nderimin. Meriton shpërblimin për misionin që ka. Dhe ne i rikthehemi kësaj fuqishëm. Sikundër ne i rikthehemi me një buxhet 5 përqind apo më shumë investimit në modernizimin e këtij sistemi në të gjitha aspektet.

Nuk ka akt më armiqësor se sa të godasësh kërkimin shkencor në universitete. Një pedagog pa kërkim shkencor nuk ka vlerë dhe kërkimi shkencor duhet të jetë testi më kryesor për qenien e tij pedagog ose jo. Por që të bësh këtë duhet të krijosh kushte. Sot është e pamundur. 50 vite më parë ishte zëvendësdekani që na firmoste të gjitha dokumentet për projektin shkencor. Dhe ato kushtonin se ishin kimikate, lepuj, minj, kavie. Ai kishte kompetencën. Tani duhet ministria. Duhen xhahilët. Injorantët, hajdutët. Si mundet?

Ndaj dhe e shfrytëzoj këtë takim me ju për një thirrje për të gjithë intelektualët, nuk duhet të harrojmë kurrë se thelbi i ynë është mbrojtja e interesit publik. Sot kemi 1001 arsye për t’’i dalë zot interesit publik më shumë se të tjerët. Atëherë duhet të dalim. Duhet t’ua heqim frikën. Duhet të bëjmë gjithçka që nxënësit tanë, studentët të jenë në ballë të kësaj lëvizje.Janë momente shumë vendimtare për kombin. Edhe njëherë gëzuar këtë ditë dhe faleminderit shumë,” tha Berisha

 

Etiketa: arsimberishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt
Aktualitet

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

14:02 - 30/05/26
I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën
Aktualitet

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën

13:47 - 30/05/26
Berisha-demokratëve: Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por…
Aktualitet

Berisha-demokratëve: Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por…

13:20 - 30/05/26
Para
“Kush vjedh më shumë është hero”, Berisha: Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën

“Kush vjedh më shumë është hero”, Berisha: Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023
Botë

Raporti i Ministrisë së Brendshme Franceze: Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023

15:32 - 30/05/26

Në një raport të ri, Ministria e Brendshme Franceze thotë se aktet antifetare godasin lirinë e ndërgjegjes dhe ushtrimin e...

Lexo më shumë
UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban

UNICEF: Sulmet izraelite kanë vrarë ose plagosur 11 fëmijë çdo ditë në Liban

15:05 - 30/05/26
Vapa ekstreme pushton Europën: Temperatura rekord dhe viktima, alarm i kuq në disa shtete

Vapa ekstreme pushton Europën: Temperatura rekord dhe viktima, alarm i kuq në disa shtete

14:36 - 30/05/26
Një dron fluturon pranë zonës së operimit në Aeroportin e Mynihut, pezullohen përkohësisht fluturimet

Një dron fluturon pranë zonës së operimit në Aeroportin e Mynihut, pezullohen përkohësisht fluturimet

14:15 - 30/05/26
Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

14:02 - 30/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet Giriş