GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arsimi i dyshimtë i Ballukut! Diplomë në SHBA, por deklaron se ka qëndruar vetëm 1 muaj në Angli

21:11 - 27/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Arsimi i dyshimtë i Ballukut! Diplomë në SHBA, por deklaron se ka qëndruar vetëm 1 muaj në Angli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 4 mars 2016, dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të miratonin në Kuvendin e Shqipërisë me 114 vota pro aktet nënligjore për ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur përfundimisht rrugën procesit të pastrimit të politikës dhe administratës publike nga personat me rekorde kriminale.

Ligji për “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë Funksione Publike”, i njohur ndryshe si ligji i dekriminalizimit u miratua më 17 dhjetor 2015 në Parlamentin e Shqipërisë, edhe falë presionit të ndërkombëtarëve.

Ky ligj solli largimin nga Parlamenti të shumë deputetëve të Partisë Socialiste apo zyrtarëve të lartë, të cilët kishin qenë të dënuar më parë dhe kishin ndryshuar të gjeneralitetet për t’i shpëtuar të shkuarës. Por asnjë njeri sado i pasur të jetë, ai kurrë nuk mund të blejë të shkuarën e vet, një shprehje e huazuar nga vepra “Piktura e Dorian Greit” e shkrimtarit anglez Oskar Uaild, e cila është një shembull që pasqyron pafuqinë e njeriut për të ndryshuar të shkuarën.

Një nga rastet që ka ngritur vazhdimisht pikëpyetje dhe nuk ka marrë asnjëherë përgjigje për të shkuarën është rasti i zv.kryeministres Belinda Balluku. Në 3 nëntor 2021, gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj do të paraqitej në SPAK për të bërë një kallëzim penal për ministren Balluku, pasi sipas këtij të fundit ajo kishte mashtruar për të dhënat e plotësuara të formulari i dekriminalizimit.

Në CV personale të zv.kryeministres të deklaruara te formulari i dekriminalizimit gjenden disa të dhëna, të cilat ngrenë pikëpyetje të rëndësishme për mënyrën se si dhe kur është realizuar shkollimi. Aq më tepër që ministrja Belinda Balluku asnjëherë nuk i ka përgënjeshtruar, jo vetëm deklaratat e Myftarit, por edhe të platformave të tjera mediatike.

Në formularin e dekriminalizimit që Belinda Balluku ka dorëzuar pranë institucioneve shtetërore, në pyetjen 8 ku shkruhet në sa ka jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, ministrja deklaron se ka jetuar vetëm njëherë në Kardif të Anglisë për periudhën korrik-gusht 2011.

“Zakonisht shkollat janë raste ku ti qëndron për studime në një vend të caktuar për një kohë të gjatë. Rasti në fjalë duhet parë më detaje, duhen parë momentet se kur ka studiuar dikush në një shtet të huaj dhe fakti se sa ka qenë qëndrimi i tij, që merret lehtësisht nga vendi dhe nga ose nga shteti i cili identifikohet si shteti i cili ka kryer studimet personi deklarues”, tha për “Vetting” avokati Redi Ramaj.

Në CV-në e kryeministres Balluku shkruhet se në periudhën 1995-1999 ajo ka ndjekur studimet në Institutin Teknologjik të Athinës në vendin fqinj në Greqi, e diplomuar në Administrim Biznesi.

Është e pakuptueshme se si Belinda Balluku ka ndjekur këtë shkollë për 4 vite rresht duke mos qenë në Greqi për më shumë se një muaj, madje një rast më flagrant janë studimet në Universitetin e Harvardit. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, zv.kryeministrja Balluku ka deklaruar se është diplomuar për Zhvillimet Ekonomike në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas avokatit Redi Ramaj ekzistojnë mënyra për të verifikuar hyrjet dhe daljet jashtë dhe brenda vendit.

“Është sistemi TIMS, i cili e ka të detajuar se kur hyn dhe kur del  nga territori i Republikës së Shqipërisë, por edhe më para se të përdoresh ky sistem ka pasur metoda të cilat funksiononin për të identifikuar personin se ku ka qëndruar”, u shpreh për “Vetting” avokati Ramaj.

Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është edhe rezervimi i Prokurorisë së Posaçme përsa i përket fazës së hetimeve për zv.kryeministren, e cila është duke zhvilluar disa hetime paralele ndaj Belinda Ballukut për tunelin e Llogarasë, për bazën detare të Portit të Sarandës. Në kthim-përgjigje për “Vetting”, SPAK deklaroi se nuk ka asnjë informacion për të ndarë me publikun përsa i përket faktit nëse ka apo jo hetime ndaj Ballukut dhe në çfarë faze janë.

Sipas avokatit Ramaj, në momentin që falsifikohet formulari i deklarimit ose formulari i dekriminalizimit siç njihet ndryshe, ka penalitete që fillojnë hetimet për falsifikimin e formularit.

Por teksa ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, u vendos në kërkim ndërkombëtar pasi i dolën njohjet me biznesmenët e inceneratorëve, për zv.kryeministren shtohen vetëm dosjet dhe heshtja e SPAK. Duket sikur ministrja Balluku ka një hije, e cila e bën të paprekshme atë dhe bashkëpunëtorët e saj më të afërt në Ministri dhe zv.Kryeministri.

/Emisioni “Vetting”

Etiketa: Ballukudiplome

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
Erion Veliaj flet nga burgu: Ols Dado i ofroi kokën time Sali Berishës

Erion Veliaj flet nga burgu: Ols Dado i ofroi kokën time Sali Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25

Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran, ishte i ftuar në News 24, ku foli  ndër të tjera dhe për raportin e...

Lexo më shumë
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com