GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Intervista

Arsimi në alert! Ekspertja Ana Llazo: Mësuesit nuk vlerësohen, duhen ndryshuar kurrikulat dhe më shumë financim

13:38 - 26/03/24
në Intervista, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Arsimi në alert! Ekspertja Ana Llazo: Mësuesit nuk vlerësohen, duhen ndryshuar kurrikulat dhe më shumë financim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arsimi është baza për çdo shtet, sepse ndikon në ekonomi, politikë dhe mirëqenie. Por në vendin tonë kjo hallkë e rëndësishme po vjen duke u dobësuar. Për arsimin ngrihet zëri vetëm gjatë provimeve të Maturës, kur bëhen aplikimet për universitet apo kur nuk ka bursa. Në fakt problemi qëndron më thellë se kaq, sistemi ka filluar të ‘kalbet nga zemra’.

Në çdo vit rezultat e PISA-s tregojnë që sistemi i arsimit në Shqipëri po dobësohet. Sipas të dhënave të testit “Pisa 2022”, të publikuara në vitin 2023, Shqipëria rezulton se ka rënie me 69 pikë, krahasuar me 4 vjet më parë. Rezulton se Shqipëria ka rënien më të madhe në botë në këtë lëmë. Por jo vetëm këtu. Në fushën e leximit rënia është me 47 pikë më pak se në vitin 2018, duke shënuar 338 pikë.

Edhe më alarmante ishin shifrat e  Academic Freedom Index (AFI) për vitin 2023.

Por si qëndron situata e arsimit në Shqipëri, ku është ngërçi dhe si mund të përmirësohemi? Për një panoramë më të qartë Gijotina.com ka kontaktuar me eksperten e edukimit Ana Llazo, e cila ka treguar faktorët problematik dhe mundësitë për përmirësim.

 

Intervista:

Si është cilësia e arsimit sot në raport me vite më parë dhe cilët janë faktorët që kanë ndikuar?

Arsimi është në një fazë ndryshimi dhe zhvillimi prej disa vitesh në Shqipëri. Por sa efektive janë këto ndryshime? Çështja e cilësisë së arsimit duhet të jetë prioritet dhe preokupim i vazhdueshëm i shoqërisë. Me të gjitha përpjekjet që janë bërë dhe punën nga institucionet përkatëse cilësia e arsimit nuk është në nivelin e duhur.

E parë në një kontekst më të gjerë janë disa faktorë që kanë ndikuar:

Së pari mungesa e një hulumtimi real për të mësuar arritjet dhe sfidat e deritanishme me të cilat përballemi, sepse vetëm duke pasur një pasqyrim real të gjendjes së analizuar në tërësi do të mund të orientohemi për hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen.

Së dyti mungesa e përditësimit të kurrikulës është një faktor tjetër shumë i rëndësishëm. Së treti analiza e gjendjes në secilin institucion arsimor. Së katërti trajnimi i stafeve pedagogjike.

 

Si ka ndryshuar ecuria apo reagimi i nxënësve dhe studentëve në breza?

Shqiptarët shquhen si një komb arsimdashës dhe se gjithmonë i kanë kushtuar rëndësi arsimit në vite. Interesi i nxënësve dhe studentëve për t’u arsimuar ka qenë dhe mbetet i lartë në përgjithësi, por në krahasim me disa vite më parë brezat sot i shohim disi më të tërhequr dhe më të fokusuar tek teknologjia dhe rrjetet sociale. Ky faktor ka dy aspekte; atë pozitiv pasi i aftëson në teknologji dhe atë negativ pasi i bën të varur dhe i shkëput nga jeta sociale.

 

Si e vlerësoni punën e institucioneve përgjegjëse për arsimin, pasi si në gjimnaze edhe në universitete ka mungesë të laboratorëve apo klasave të posaçëm për praktike?

Mendoj që buxheti për arsimin duhet të ishte më i lartë sepse pavarësisht punës dhe investimeve në arsim ka mungesë infrastrukture teknologjike, pedagogjike , terrenesh sportive dhe kushteve ne ambientet e shkollave dhe kryesisht në zonat rurale.

Ne flasim për një arsim gjithëpërfshirës që do të thotë kushte të barabarta në të gjitha institucionet arsimore publike. Gjithashtu,  mendoj që duhet një financim më i madh për kërkimet shkencore në mënyrë që çdo mësimdhënës të ketë mundësinë t’i kryej në fushën e tij.

 

Në studimet ndërkombëtare Shqipëria renditet në vendin e fundit, sidomos sa i përket lëndëve të shkencave, pse kjo situatë?

Do të listoja disa faktorë për rezultatet e PISA-s;

  1. Hartimi i teksteve;
  • Mungesa e përkushtimit të stafeve pedagogjike dhe mënyra e mësimdhënies;
  • Mungesa e përkushtimit të kësaj grup moshe pasi nuk e ka marre shumë seriozisht testin;
  1. Mësimi online gjatë kohës së pandemisë ka shkaktuar boshllëqe në procesin e të nxënit.

 

A janë të motivuar stafet akademike dhe çfarë ndikimi ka kjo në cilëson e arsimit?

Stafet janë të pamotivuar dhe sigurisht që kjo ndikon në një performancë dhe cilësi arsimi më të ulët, sepse nëse nuk jemi të motivuar dhe nuk vlerësohemi aq sa duhet për punën që bëjmë. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e punës tonë.

 

Cilat janë disa nga rekomandimet tuaja për familjet dhe institucionet arsimore?

Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar dhe ne duhet të drejtohemi drejt ekonomisë së arsimit duke financuar në trajnime të vazhdueshme, aktivitete motivuese për stafet dhe nxënësit, kushtet dhe laboratorët smart të jenë prioritet në çdo institucion.

Gjithashtu, rishikimi i kurrikulës nga ekspertë të fushës, dhe një financim i veçantë për këshillimin e karrierës ku të krijohen qendrat e këshillimit të karrierës në çdo institucion arsimor me eksperte të tregut të punës, këshillues karriere dhe staf lektorësh të trajnuar.

Ndërsa për familjarët do t’i këshilloja që t’i kushtonin më shumë rëndësi arsimimit, por edhe jetës sociale të fëmijëve të tyre dhe gjithashtu t’i lenë të lirë në zgjedhjet që ata do bëjnë për profesionin e së ardhmes.

Intervistoi: Esmeralda Hida

Etiketa: Ana Llazoarsimi ne shqiperieksperte edukimifaktoretfinancimiMesuesitproblematikat

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Aksident në Vlorë, tri makina përplasen me njëra-tjetrën

"Tapë" në timon, i riu merr me "radhë" makinat e fshatit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

07:42 - 05/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Dhjetor 2025

07:39 - 05/12/25
“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com