GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arsimi në kolaps,Boçi: Universitetet publike jashtë renditjes botërore, dëshmi e dështimit të qeverisë Rama

15:45 - 13/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsimi në kolaps,Boçi: Universitetet publike jashtë renditjes botërore, dëshmi e dështimit të qeverisë Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar me shqetësim pas publikimit të renditjes botërore të universiteteve nga prestigjiozja Times Higher Education (THE) më 9 tetor 2025, ku asnjë universitet publik shqiptar nuk është përfshirë në listën ndërkombëtare të klasifikimit për vitin 2026.

Në një deklaratë publike, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, e cilësoi këtë si një tjetër rekord negativ të qeverisë Rama, duke e akuzuar për shkatërrimin sistematik të arsimit të lartë në vend.

“Universiteti i Tiranës, institucioni më i madh publik në vend, nuk ka numër renditjeje dhe figuron vetëm si ‘Reporter’, që do të thotë se ka dorëzuar të dhëna, por nuk ka përmbushur kriteret për t’u renditur,” deklaroi Boçi.

Deklarata e nënkryetarit të PD, Luçiano Boçi:

Falë ‘qeverisë Rama’, Shqipëria thyen një tjetër rekord për keq: Universiteti publik lihet jashtë renditjes botërore të Times.

Partia Demokratike denoncon me shqetësim të thellë gjendjen dramatike të arsimit të lartë në vend, e cila është ekspozuar haptazi nga publikimi i fundit i renditjes botërore të universiteteve nga Times Higher Education (THE), më 9 tetor 2025.

Sipas World University Rankings 2026, asnjë universitet publik shqiptar nuk figuron në renditjen ndërkombëtare.

Universiteti i Tiranës, institucioni më i madh publik i vendit, nuk ka numër renditjeje dhe ka vetëm status ‘Reporter’, që nënkupton se ka dorëzuar të dhëna, por nuk ka përmbushur kriteret për t’u klasifikuar.

Ky fakt tronditës, është dëshmi e qartë e dështimit të qeverisë Rama në fushën e arsimit të lartë dhe rrëzon propagandën e ‘ndërkombëtarizimit’ të universiteteve shqiptare.

Ndërkohë që qeveria mburret me ‘reforma’ dhe ‘modernizim’, universitetet shqiptare mbeten jashtë çdo standardi ndërkombëtar dhe të padukshme në hartën akademike të botës.

Në rajon, Universiteti i Prishtinës është renditur në vendin e 518-të, ndërsa të përfshirë në klasifikim janë edhe universitetet e Sarajevës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Kjo tregon se vetëm Shqipëria po bie me shpejtësi nga standardet e zhvillimit arsimor.

Partia Demokratike thekson se kjo situatë është pasojë direkte e:

•politizimit ekstrem të institucioneve të arsimit të lartë;

•emërimeve partiake dhe jo me meritë të drejtuesve universitarë;

•mungesës së kërkimit shkencor real dhe financimeve transparente;

•si dhe shkatërrimit të autonomisë universitare nga ndërhyrjet e qeverisë Rama.

Propaganda e qeverisë për ‘diploma të njohura ndërkombëtarisht’ është një mashtrim për studentët dhe familjet shqiptare, që po paguajnë çmime gjithnjë e më të larta për diploma pa asnjë vlerë reale në tregun global të punës.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndalë propagandën dhe të përballet me realitetin:

Arsimi shqiptar është në kolaps të plotë dhe kërkon një reformë kombëtare urgjente, të bazuar në meritë, cilësi dhe transparencë.

PD riafirmon angazhimin e saj për autonomi të vërtetë universitare, financim të qëndrueshëm të kërkimit shkencor, dhe rikthimin e standardeve europiane në arsimin e lartë shqiptar.

Lajme të lidhura

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës
Lajme

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme
Aktualitet

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Para
Durrës: Goditet rrjet trafikimi dhe prostitucioni, në kërkim organizatori kolumbian

Durrës: Goditet rrjet trafikimi dhe prostitucioni, në kërkim organizatori kolumbian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26

Interi lë sërish pikë në javën e 30-të të Serie A, duke barazar 1-1 me Fiorentinën, në një ndeshje që...

Lexo më shumë
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

22:01 - 22/03/26
Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

21:45 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com