GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Arsyet pse fëmijët e sotëm janë të mërzitur, arrogantë dhe të paduruar?

14:04 - 23/09/21
në Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsyet pse fëmijët e sotëm janë të mërzitur, arrogantë dhe të paduruar?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prindërit kërkojnë gjithmonë maksimumin nga fëmijët e tyre duke iu plotësuar gjithmonë dëshirat dhe tekat, por sërish ata nuk janë të lumtur. Specialistët thonë se shkak për këtë sjellje të fëmijës janë disa faktorë të cilët nuk duhen neglizhuar. Teknologjia dhe mungesa e jetës sociale janë arsyet kryesore të sjelljes së fëmijëve sot.

1. Teknologjia

Teknologjia po përdoret sot si “dado pa pagesë” por në fakt pagesa është dëmtimi i sistemit nervor të fëmijëve. Teknologjia ofron një sistem stimujsh të fuqishëm dhe kjo bën që ambjentet e tjera të jetës reale me më pak stimuj të jenë të mërzitshme dhe sfiduese për durimin dhe vëmendjen e fëmijëve.

2. Fëmijët marrin atë që duan në moment

Prindërit plotësojnë menjëherë dëshirat e fëmijëve sot duke krijuar kështu fëmijë te lumtur për momentin, por të mjerë në periudhë afatgjatë. Një fëmijë qe nuk ushtrohet të shtyjë marrjen e kënaqësisë është një fëmijë që nuk mëson si të duroje dhe të funksionojë nën stres.

3. Fëmijët e sotëm janë shefa

Fëmijët e sotëm u tregojnë prindërve si të prindërojnë dhe kjo është e gabuar se nëse e lemë në dorë të fëmijëve prindërimin, ata përfundojnë duke ngrënë pica e makarona, duke parë gjithë kohës televizor apo kompjuter dhe duke mos fjetur fare. Fëmijët duhet të edukohen se ka dëshira por ka dhe nevoja e detyra.

4. Argëtime pa fund

Ne u krijojmë një botë artificiale fëmijëve duke i argëtuar pa fund dhe duke mos i lëne asnjë moment të mërziten. Kemi krijuar dy botë të ndara ku ata duhet vetëm të argëtohen dhe ne duhet të punojmë pa pushim kur në fakt ata duhet të ndihmojnë në punët tona. Dështimet e tyre të mëvonshme në jetë do të jenë pikërisht pasojë e moskalitjes me mërzinë apo punët e mërzitshme.

5. Kontakte të pakta sociale

Fëmijët dhe prindërit e sotëm e zënë kohën e lirë me celular ndaj loja e pastrukturuar me fëmijë të tjerë në ambiente të jashtme mungon dhe loja dhe komunikimi me prindin mungon. Kjo bën që aftësitë e tyre sociale të ngelen te pazhvilluara, ndërsa janë aftësitë parësore për përcaktimin e një jete të mirë e të suksesshme.

Etiketa: arrogantarsyeFemijeShendet

Lajme të lidhura

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve
Horoskopi

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2026

07:35 - 31/03/26
Para
COVID-19 në Itali, regjistrohen 66 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Japonia shqyrton heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com