GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-ministrja Arta Dade refuzon ftesën e Ramës: Socialistët e vërtetë janë në protestë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-ministrja Arta Dade refuzon ftesën e Ramës: Socialistët e vërtetë janë në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e kryesocialistit Edi Rama për të marrë pjesë në organizimin që do të mahet sot në sheshin ‘Italia’ për 35-vjetorin e themelimit të PS.

Ajo doli hapur kundër, duke kritikuar zhvillimet brenda PS-së dhe organizimin e një “antimitingu”, siç e cilëson ajo. Dade thekson se socialistët e vërtetë, sipas saj, nuk gjenden në aktivitetet e organizuara nga lart, por në sheshin ku prej 13 ditësh po zhvillohet protesta e rinisë për dinjitet dhe të drejta sociale.

Dade kritikon fort kryeministrin Rama, duke deklaruar se “ai po përpiqet ta shesë revoltën e rinisë si një lëvizje destabilizuese, por e vërteta është krejt ndryshe”.

“Mbi të gjitha, kjo protestë nuk është kundër së majtës. Përkundrazi, ajo ka kërkesa thellësisht të majta dhe sociale, kërkesa për barazi, për mundësi, për mbrojtjen e atyre që kjo qeverisje i ka lënë pas dore. Ndaj ​kjo është një revoltë edhe kundër zaptimit të së majtës. Ajo që ndodhi me Partinë Demokratike në vitin ’90, kur Sali Berisha e ktheu atë në pronë private dhe zaptoi të djathtën, po përsëritet sot simetrikisht me Partinë Socialiste. Ky zaptim duhet të marrë fund”, shkruan Arta Dade.

Reagimi i Arta Dades:

Sot, socialistët e vërtetë, ata që u rritën me idealet e drejtësisë shoqërore, nuk gjenden në antimitingun e thirrur “nga lart”. Ata janë aty ku ka qenë gjithmonë shpirti i të majtës, në sheshin ku prej 13 ditësh rinia po proteston për dinjitet. Partia Socialiste nuk ka qenë kurrë partia e kundër-protestave të organizuara me administratë dhe presion. Ajo lindi si avangardë e ndryshimit dhe ka ditur të jetë edhe në vitet më pas, në krye të çdo kthese historike të vendit. Ai shesh që kërkon të mbushë sot zoti Rama nuk përfaqëson historinë e saj, por tjetërsimin e saj.

Vendi im sot është aty ku kam qenë gjithmonë dhe e di që sot flas në emër të çdo socialisti që nuk e ka shitur kujtesën. Socialistët e vërtetë kanë qenë në krye të përballjeve në vitet më të errëta të tranzicionit, në ’92, në ’94, në vitin tragjik ’97, dhe në atë 21 Janar të përgjakur që pasoi krimin shtetëror të Gërdecit. Kemi qenë aty përballë Sali Berishës dhe regjimit të tij. Tragjedi është se ai sistem që luftuam nuk u shkatërrua. Ai u betonua nga ai që sot ka zaptuar kreun e PS-së. Refuzimi im i sotëm është ndaj tij dhe ndaj antimitingjeve të korrupsionit e të fasadës, të cilat i përkulen vetëm parasë e pushtetit, dhe harrojnë gjakun e derdhur në bulevard.

Z.Rama po përpiqet ta shesë revoltën e rinisë si një lëvizje destabilizuese, por e vërteta është krejt ndryshe. Mbi të gjitha, kjo protestë nuk është kundër së majtës. Përkundrazi, ajo ka kërkesa thellësisht të majta dhe sociale, kërkesa për barazi, për mundësi, për mbrojtjen e atyre që kjo qeverisje i ka lënë pas dore. Ndaj ​kjo është një revoltë edhe kundër zaptimit të së majtës. Ajo që ndodhi me Partinë Demokratike në vitin ’90, kur Sali Berisha e ktheu atë në pronë private dhe zaptoi të djathtën, po përsëritet sot simetrikisht me Partinë Socialiste. Ky zaptim duhet të marrë fund.

Asnjë forcë tjetër politike në historinë moderne të Shqipërisë nuk ka bërë më shumë për shtetformimin dhe progresin sesa Partia Socialiste. Por së fundmi, në trupin e kësaj partie janë rritur tumore të rrezikshme, korrupsioni galopant, klientelizmi dhe së fundmi arroganca e pushtetit absolut. ​Diferenca historike e PS-së ka qenë aftësia e saj për vetëkorrigjim. Socialistët e vërtetë janë vetëpastruar përmes vullnetit, idealeve dhe zërit kritik, jo përmes duartrokitjeve servile nëpër anti mitingje të rreme. ​Në këtë ndarje të madhe epokale, është e dhimbshme dhe zhgënjyese të shohësh disa ish-përfaqësues të Partisë Socialiste, njerëz me të cilët kemi ndarë beteja të vështira, që sot do rreshtohen në atë antimiting. Të vjen vërtet keq për rënien e tyre morale. ​Është e trishtueshme të konstatosh se si këto figura që dikur kishin zë, sot pranojnë të përdoren si dekor, të nxitur nga interesa të vogla, meskine të çastit.

Nuk përfaqësojnë më asgjë veçse kompromisin e tyre personal me të keqen. Duke pranuar të bëhen mburojë e korrupsionit, ata kanë dorëzuar dinjitetin e tyre përpara historisë së kësaj partie, duke zgjedhur të jenë në anën e gabuar të sheshit dhe të kohës. Shqipëria ka sot nevojë për një të majtë të rilindur mbi idealet e saj fillestare. Ka nevojë për një shpallje platforme për të rikthyer shtëpinë ideologjike të së majtës te njerëzit. Ka nevojë për një organizatë politike me moral, me integritet dhe me sytë nga populli, jo nga xhepat.

Ora e këtij rikthimi ka trokitur!

Etiketa: arta dadeKryesore1protesteRama

Lajme të lidhura

Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona

21:09 - 03/07/26
Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!
Aktualitet

Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!

20:31 - 03/07/26
“Mos sulmoni gazetarët”, thirrje nga organizatorët për protestuesit në sheshin “Skënderbej”
Breaking Views

“Mos sulmoni gazetarët”, thirrje nga organizatorët për protestuesit në sheshin “Skënderbej”

19:59 - 03/07/26
Para
Dita e çlirimit! Shënohet 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

27 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë, dita që ndryshoi historinë e vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Premtimi i pazakontë i NASA-s: Nëse SHBA fiton Botërorin, topi zyrtar do të dërgohet në Hënë
Sport

Premtimi i pazakontë i NASA-s: Nëse SHBA fiton Botërorin, topi zyrtar do të dërgohet në Hënë

21:48 - 03/07/26

NASA ka bërë një premtim të pazakontë në kulmin e emocioneve të Kupës së Botës 2026. Agjencia amerikane e hapësirës...

Lexo më shumë
Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona

Sekuestrohet 46 kg kanabis në Rinas, arrestohen 2 persona

21:09 - 03/07/26
Tenderi 2.1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Si ua ndanë dhëndri i Troplinëve dhe Blendi Gonxhe kontratën Fushës dhe Arbër Abazit

Tenderi 2.1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Si ua ndanë dhëndri i Troplinëve dhe Blendi Gonxhe kontratën Fushës dhe Arbër Abazit

20:55 - 03/07/26
Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!

Protesta në ditën e 34-t, thirrjet para Kryeministrisë: Atdheu nuk është biznes privat, Lironi çunat!

20:31 - 03/07/26
Lëvizje e papritur, Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri

Lëvizje e papritur, Cristiano Ronaldo bëhet me trajner të ri

20:04 - 03/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com