GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Artan Hoxha: Ardian Nikulaj fliste në telefon i acaruar

21:50 - 20/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Hoxha: Ardian Nikulaj fliste në telefon i acaruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha, ka folur për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj, në një lokal në Shëngjin.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha dha detaje nga ngjarja e rëndë, duke folur edhe për autorin, i cili është maskuar, jo vetëm duke mbajtur një skafandër, por rezulton të ketë veshur disa palë rroba, për t’u dukur i shëndetshëm, por sipas Hoxhës është një person “i dobët dhe qitës i mirë”.

Hoxha zbuloi gjithashtu se Nikulaj ka qenë duke biseduar në telefon i acaruar, përpara se të ekzekutohej. Gazetari tha se viktima ka kryer disa telefonata dhe sipas një dëshimtari, është dukur i acaruar.

“Ai ka qenë personazh me shumë ndikim në zonë, me ndikim të qëndrueshëm. Herën e fundit që e kam takuar, ishte i mbrojtur, i shoqëruar.

Duket pak e çuditshme se si nuk ka reaguar. Para se të hyjë autori, ai është duke folur në telefon. Presupozohej të ishte zonë e sigurtë ai lokal. Personi me skafandër ka krijuar idenë e një polici qarkullimi ose punonjësi të bashkisë.

Sapo ka hyrë i ka folur në emër për ta përshëndetur. Sapo ka bërë rrotullimin te tavolina, një nga personat që gjenden në lokal afrohet për kuriozitet më shumë. Ndërkohë ai nxjerr pistoletën TT. Në Shqipëri dallohen zonat që përdorin këto lloj armësh. Autori ka gjuajtur dhe i ka të gjithë goditjet në tabelë, në të gjitha rastet, për të qenë i bindur. Më pas është larguar qetësisht, ka marrë drejtimin në krahun e Gjadrit dhe në Gjadër është zonë e madhe pa mbulim kamerash.

Është kërkuar që motorri mund të ketë ardhur në Tiranë. Por deri në këtë moment nuk është zbuluar motorri.

Targa është greke. Ajo që bie në sy, nga veprimet që kam parë aty, autori ka përdorur një hile. Ai duket sikur është trupmbushur, por ai ka veshur dy palë tesha dhe ka edhe jelek anti-plumb. Pra ndryshe nga identikiti i policisë, sipas informacioneve, autori nuk është siç e kërkon policia, një trupmbushur dhe i palestruar, por krejt tjetër, një person i dobët, qitës shumë i mirë.

Kam kontaktuar me një personazh që ka qenë në lokal 30 minuta para. Ka biseduar me Ardianin. Ai ka bërë disa telefonata dhe ka qenë i acaruar.

Nuk e di nëse prokuroria ka mbledhur gjë, por ka patur disa telefonata. Autori ka mbikqyrur lëvizjet e Nikulajt. E ka patur të qartë që objektivi ka mbetur i vetëm në tavolinë”, deklaroi Hoxha.

Etiketa: Ardian NikulajHoxhaKryesore1

Lajme të lidhura

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani
Aktualitet

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Para
Iu nënshtrua operacionit, kur mund të lërë spitalin Rama

"Rama pushtetin e mori me krimin, me krimin do ta mbajë"

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26

Ka nisur protesta para Kryeministrisë, e thirrur pasditen e kësaj të shtune, nga “Shqipëria Bëhet”. Qytetarë të shumtë janë mbledhur...

Lexo më shumë
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com