GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Artan Hoxha: Avokati që porositi vrasjen e gruas së tij ishte mbrojtësi i Kasandër Nogës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ka tre muaj në BBV, paguhet me taksat tona”, Artan Hoxha ironizon Monika Lubonjën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohen detaje të reja lidhur me hasmërinë 20-vjeçare mes familjes së Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbelliut.

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se familjet kanë vite që përplasen me njëra-tjetrën duke shkaktuar një numër të madh viktimash. Madje gazetari ka zbuluar se avokati që mbrojti Kasandër Nogën duke e nxjerrë në liri me kusht ishte Alban Bengasi.

“Të dy ata, Kasandër Noga dhe Erion Hasanbelliu kanë qenë në burg për një kohë të gjatë dhe dolën më pas nga burgu. Duket se Kasandër Noga ka shkuar më pas në Belgjikë për të vrarë Erion Hasanbelliun”, tha Hoxha në Abc live.

Kujtojmë se avokati Alban Bengasi përmendet nga Nuredin Dumani në dëshminë e tij për prokurorët e SPAK, ku sipas tij, kishte porositur vrasjen e ish-bashkëshortes, Blerta Ruçi.

Siç dëshmon Dumani, fillimisht avokati kërkoi dhunimin e saj duke i thyer një krah ose një dorë, më pas kaloi më tej duke i ofruar atij 120 mijë euro për ta vrarë, pasi sipas tij e kishe tradhtuar.

Dumani thotë se nuk e kishte pranuar këtë ofertë, por Alban Bengasi i kishte thënë se nëse nuk e merrte ai, “punën” do t’ia jepte Gjergj Cukalit, i njohur ndryshe edhe si “I forti Myslym Shyrit”.

Sipas Dumanit, avokati Bengasi u kishte thënë që të mos shqetësoheshin se askush në polici nuk do të hapte çështje për rrahjen e ish-gruas së tij. Siç thekson SPAK në dosje, vërtetë policia nuk e regjistroi denoncimin e Blerta Ruçit për dhunën ndaj saj.

Më poshtë, sjellim përmbajtjen e dosjes dhe rrëfimin e Nuredin Dumanit në lidhje me ngjarjen në fjalë:

Lidhur me faktin penal të dhunës në familje ndaj shtetases Blerta Bengasi.

Etiketa: Artan HoxhaErion HasanbelliuKasander Noga

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Ka ndikim rus/ Berisha në Forumin Global: Siguria e Rajonit në rrezik

Ka ndikim rus/ Berisha në Forumin Global: Siguria e Rajonit në rrezik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com