GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Artan Hoxha për burgosjen e Belerit: Pas tij qëndronin njerëz të fuqishëm…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Artan Hoxha për Portin e Durrësit: Parajsë fiskale e krimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerit, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Përmes një interviste në News 24, Hoxha tha se arrestimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk ka të bëjë me dhunimin e të drejtave të minoritarëve pasi sipas tij, Himara nuk është një zonë minoritare.

Hoxha tha se Beleri prej kohësh hetohej nga autoritetet shqiptare dhe njësia antiterror, pasi sipas tij, ai kishte lidhje të forta me njerëz që përfaqësonin interesa anti-shqiptare. “Shqipëria i ka të qarta zonat minoritare, Himara as nuk ka qenë dhe as nuk është, sepse dominohet nga shqiptarët. Aty ka shqiptarë greqisht folës, por nuk është zonë minoritare.

Beleri nuk kandidon për herë të parë për Himarën. Beleri është dënuar për djegien e flamurit shqiptar në vitin 2003. Në vitin 2014 kthehet Beleri dhe kandidon në 2015 dhe 2019, por nuk ia del. Fredi Belerit iu mundësuan kushtet që të kandidonte sërish dhe nuk pati pengesa. Minoriteti grek në vend ka shumë intelektualë dhe njerëz të zotë, pra si është e mundur që zgjidhet një person i tillë?

Ka juristë që e trajtojnë sikur është dhunim i minoriteteve. Lefter Alla i Bulqizës u largua nga detyra edhe pse nuk është shpallur ende fajtor. Në vitin 1994 Belerin e ka arrestuar Greqia kur me një grup të armatosur tentuan të sulmonin postën shqiptare. Atë e kanë akuzuar grekët, atëherë ishte një qeveri tjetër. Jo vetëm që lejuam kandidimin e Belerit, por edhe u mbështet me koalicion që ka në qendër çështjen kombëtare.

Si mund të pranojnë Berisha dhe Meta për kandidimin e Belerit. Berisha dhe Meta nuk e kanë uruar Belerin për fitoren në Himarë, sepse e dinë çfarë ka bërë. Rama është njoftuar prej kohësh, autoritetet kanë hetuar prej kohësh për kandidimin e Belerit dhe tentativat e tij. Pas Belerit qëndronin interesa që cenojnë interesin territorial të Shqipërisë. Prandaj atë e ka hetuar antiterrori. Po përgatitej prej kohësh. Ai kishte pas njerëzit më anti-shqiptarë. Ishte problem i sigurisë kombëtare. Qeveria nuk u përpoq për të penguar kandidimin e tij sepse e dinin çfarë po bëhej.

Ata gjenin njerëz me pasaportë greke dhe i kërcënonin se do humbitnin vendin e punës dhe pasaportën greke nëse nuk votonin Fredi Belerin në Shqipëri. Antiterrori e dinte se janë hedhur shumë para për fitoren e tij. Këtu merren duke thënë se Beleri theu Ramën, kjo histori sjell kërcënim për kufijtë e Shqipërisë”, u shpreh Hoxha.

Etiketa: beleriHoxha

Lajme të lidhura

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju
Breaking Views

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!
Breaking Views

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26
Para
Gërdeci/ Shtyhet seanca gjyqësore për Fatmir Mediun

Mediu: Në 14 maj nuk pati zgjedhje të lira. Ja çfarë duhet të bëjë opozita

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com